Categories Lajme

Eurostat: Shqipëria me nivelin më të ulët të pagës minimale në Evropë

Shqiptarët kanë pagën minimale më të ulët në Evropë dhe në rajon. Eurostat ka publikuar të dhënat mbi pagat minimale ku rezulton se Shqipëria lë pas vetëm Kosovën. Në 2021 rezulton se në Shqipëri paga minimale është 244.56 euro, ndjeshëm më e ulët se vendet e rajonit.

Edhe nëse bëjmë një krahasim me pagën e re minimale përsëri vendi ynë  mbetet  me shifrat më të ulëta në EVropë. Në 1 korrik të vitit 2022 në vend në vend do të hyjë në fuqi paga e re minimale e cila do të jetë 32 mijë lekë ose 260 euro.

Këto të dhëna janë edhe më shqetësuese në një moment që në vendin tonë ka një rritje të ndjeshme të çmimeve të ushqimeve dhe kostove të jetesës.Pas Shqipërisë dhe Kosovës, pagën më të ulët minimale e ka Bullgaria 312 euro, e ndjekur nga Mali i Zi  me 331 dhe Maqedonia e veriut  342 euro.

Luksemburgu rezulton se është shteti me pagën minimale më të lartë në Evropë me rreth 2 257 euro, e ndjekur nga Irlanda, Holanda, Belgjika dhe më pas Gjermania.

Sipas të dhënave të Eurostat rezulton se në 13 shtete anëtare, të vendosura në lindje dhe jug të BE-së, pagat minimale rezultojnë  nën 1000 euro në muaj dhe përmendim këtu  Bullgarinë,  Letoninë  apo  Rumania.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME