Categories Lajme

I treti brenda muajit, gjendet i pajetë një i moshuar në Çukë të Sarandës

Një 80-vjeçar është gjetur i pajetë na fshatin Çukë të Sarandës. Gazetarja Silvi Sula raporton se bëhet fjalë për Andrea Capon nga ky fshat, i cili është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm nga fqinjët e tij. Viktima jetonte vetëm sepse fëmijët i kishte jashtë shtetit, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë 2-3 orë para se të gjendej pa frymë. Paraprakisht, policia nuk ka konstatuar gjurmë dhune në trupin e tij, megjithatë pritet të bëhet ekspertiza e nevojshme për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Me rastin e sotëm shkon në tre brenda 20 ditësh numri i personave të moshuar nga ky fshat që janë gjetur të pajetë në banesat e tyre. Ata janë lënë të jetojnë të vetëm në shtëpitë e tyre në Cukë edhe pse janë prindër fëmijësh. Ky është fenomeni i këtyre viteve me të moshuarit në vendin tonë. Tanimë në fshatin Cukē thonë: Kush e ka radhën nga të moshuarit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME