Categories Lajme

Në zgjedhje me Berishën? Ironizon Meta: Koalicioni “bravo-brava”

Presidenti Ilir Meta theksoi edhe njëherë sot rikthimin e tij në krye të LSI. Në konferencën për shtyp, Meta paralajmëroi Lulzim Bashën dhe Edi Ramën, në atë që e quajti si koalicioni “bravo-brava”.Kreu i shtetit u pyet  nëse do të ketë një bashkëpunim mes LSI dhe Sali Berishës në zgjedhjet e 6 marsit. Presidenti theksoi se aleati i tij i vetëm është “populli i 2 marsit”, ndërsa tha se në garë do të jetë pas një viti kur edhe do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme lokale.

“Aleati im i vetëm populli i 2 marsit, me mimoza, i mrekullueshëm, qytetar, dinjitoz. Sikur janë shtuar pjesëmarrësit, por nuk është ky problemi. Ka një spekulim, për t shmangur vëmendjen nga të gjitha çështjet. Edhe juristi i vitit të parë po ta het0onte do ti kishte dhënë një goditje fatale korrupsionit në Shqipëri. shoh një dëshirë të madhe për të më përfshirë në një garë ose për të më paraqitur si të përfshirë në gara të mëparshme. Unë nuk kam mundësi as të votoj në këto zgjedhje sepse i takoj bashkinë së Tiranës. Por, si çdo marrë fund koha e gallatave me borxhet për të blerë profesionalizmin tuaj përmes presioneve që vijnë ndaj pronarëve. Ajo gjuhë që përdoret për të blerë ishullin e vetëm është gjuhë e përditshme ndaj pronarëve.

Kështu do të përfundojë edhe koha e ndeshjeve të shitura pa filluar. Nuk kam marrë pjesë në ndonjë garë. Kam qenë në garë për të mbrojtur kushtetutën. Por meqenëse duan të më përfshijnë me pahir, po i paralajmëroj qetësisht se janë shqetësuar që kam recituar poezi. Unë do të marr pjesë në gara, të bëhen gati se pas ballafaqimit të parë që do të jetë më e largëta në një vit që janë zgjedhjet e përgjithshme vendore, koalicioni bravo-brava që ka 8 vite që qeveris Shqipërinë, natyrisht do ti recitoj poezi që e ka bërë vetë shefi i këtij koalicioni, “ina-ina” pas zgjedhjeve dhe garës së parë”, tha Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

37-vjeçarja shtatzanë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

Një 37-vjeçare, me inicialet M.K., në muajin e shtatë të shtatzënisë, është paraqitur në spitalin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I arrestuar dy ditë më parë për vjedhje, ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

E.Shparthi, i cili ishte arrestuar në Vlorë vetëm dy ditë më parë për një vjedhje,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME