Categories Lajme

Fajësi apo pafajësi për Tahirin, gazetarja shtron opsionet

Në pritje të vendimit për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, sytë e të gjithëve janë drejtuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe verdikti që mund të dalë prej saj. Fajësi apo pafajësi për ish-ministrin dhe cili mund të jetë vendimi i gjykatës është pyetje që kërkon përgjigje nga treshja e gjyqtarëve, të cilët prej orësh nuk po arrijnë të marrin një vendim. Por gazetarja Klodiana Lala, e cila ka ndjekur procesin për Tahirin, ka shtruar të gjithë opsionet për vendimin e gjykatës pas atyre për fajësi apo pafajësi e plotë për veprat penale për të cilat akuzohet. Mes tyre, që do të përbente një precedent të ri është edhe mosdakordësia mes gjyqtarëve.

“Është edhe një opsion i tretë që gjykata mund të bëjë kualifikimin ndryshe të veprës penale si për shembull duke mos e shpallur fajtor Saimir Tahirin për akuzën e trafikut të narkotikëve kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal apo të pafajshëm por duke e shpallur fajtor për një vepër tjetër siç është ajo e shpërdorimi të detyrës. Ka dhe një opsion të fundit, mjaft i diskutueshëm që tre anëtarët e trupit gjykues të kenë qëndrime të ndryshme duke mos arritur në një vendim final që më pas do të përbënte një precedent në historinë e jurisprudencës shqiptare për sa kohë që nuk është hasur deri më tani. Të gjithë mbështetësit e zotit Tahiri janë në ambientet e Gjykatës për Krime të Rënda. Këtu po luhet edhe akti i fundit i përballjes së Saimir Tahirit me drejtësinë shqiptare”, raportoi ‘live’ nga Krimet e Rënda gazetarja Lala.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME