Categories Kuriozitete, Lajme

Faji për kafen e derdhur? I kompanisë… ajrore!

Sipas një ligji të BE-së, linjat ajrore duhet të mbajnë përgjegjësi për dëmet e shkaktuara nga kafeja e derdhur në avion, vendosi  Gjykata Europiane e Drejtësisë (ECJ), në një rast të sjellë nga një vajzë kundër kompanisë ajrore australiane ”Niki”. Vajza kërkoi dëmshpërblim nga ”Niki”, pasi kafeja që iu shërbye babait të saj, kur u vendos në tabakanë e palosshme u derdh dhe e dogji. Incidenti ndodhi në një fluturim nga qyteti turistik spanjoll Palma de Mallorca për në Vjenë. Megjithatë, linja ajrore argumentoi se ishte përgjegjëse vetëm për aksidentet që ndodhin për shkak të rreziqeve tipike të fluturimit.

Çështja u dërgua në Gjykatën Europiane të Drejtësisë (ECJ). Gjyqtarët me qendër në Luksemburg refuzuan argumentin e kompanisë ajrore dhe deklaruan se sipas Konventës së Montrealit, një traktat ndërkombëtar për përgjegjësinë e udhëtimit ajror, aksidentet nuk nënkuptojnë vetëm ngjarjet e shkaktuara nga rreziqet tipike të fluturimit ose ato që lidhen me lëvizjet e avionit. Tashmë, çështja është në Gjykatën Supreme të Austrisë për një vendim përfundimtar.Atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME