Categories Sport

Valverde e Messi i thonë “jo” Interit për Vidal

“Barcelona” i ka thënë “jo”, “Interit” për Arturo Vidal.  Mesfushori i kërkuar nga zikaltërit për ti dhënë më shumë “muskuj” mesfushës është e vështirë që në janar të lëvizi nga “Camp Nou”. Sipas një shkrimi të publikuar nga “Sportmediaset”, të dielën, bënë ët ditur se “Inter” kishte vendosur në tavolinë një ofertë për huazim me të drejtë blerje për shifrën e 20 milionë eurove.

Shifër që nuk është pëlqyer nga katalanasit, të cilët kanë kthyer përgjigje negative. Agjenti që po merret me këtë tratativë është Fernando Felicevich, i cili ka njoftuar “Interit” për refuzimin e ofertës.

“Barcelona” sipas “Sportmediaset” i ka bërë të ditur “Interit” se nuk është e interesuar të shes Vidal, ose nëse do ta lë të lirë futbollistin do ta realizojë nëse kënaqen kushtet e vendosura nga skuadra e drejtuar nga tekniku Ernesto Valverde. Ky i fundit edhe në fillim të sezonit nuk i dha hapësira të shumta kilienit, tashmë po vlerëson edhe një pozicionin e futbollistit, që po gjen gjithnjë e më shumë hapësira. “Vidal është një futbollist i “Barcelonës”. Është një kampion, ka shënuar dhe gol në ndeshjen e fundit ndaj “Deportivo Alaves” dhe nuk mendojë se ai do largohet. E patë se si e festojë golin, me mjaft entuziazëm dhe energji, jo si një futbollist që do largohet”-, është shprehur Valverde.

Edhe kapiteni Lionel Messi ka vlerësuar Vidal dhe ka kërkuar mos transferimin e tij. Sipas “Sportmediaset”, “pleshti” i ka ritheksuar drejtuesve të klubit se Vidal duhet të qëndrojë. Ai është një futbollist që po kalon një formë pozitive dhe klubi nuk duhet të privohet nga mesfushori kilien.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME