Categories Lajme

Fakte të reja/ Si u tradhëtua gylenisti Çelik në Tiranë

Shtetasit turk Harun Çelik, nuk ishte thjeshtë një kalues i parregullt kufiri siç pretendon qeveria shqiptare, por një aktivist i lëvizjes Gylen i kërkuar për t’u ekstraduar nga autoritetet turke.

Pikërisht këtë version mbron avokati i tij shqiptar, Alban Bengasi, i cili flet për një shkresë që ambasada turke i kishte dërguar autoriteteve shqiptare, në lidhje me një hetim që kishte nisur ndaj në tij në Turqi.

“Ambasada turke kishte nisur një shkresë për autoritetet shqiptare ku viheshin në dijeni se Harun Çelik ishte nën hetim në Turqi. Klienti im ishte vënë në dijeni të kësaj shkrese ndaj kërkoi azil politik pasi ndihej i kërcënuar. Është dhe një rast tjetër i ngjashëm me Çelik dhe me datë 13 vendoset për të‘, tregon avokati për Fax Nevs.

“Ndaj klientit tim nuk ka patur asnjë akt dëbimi dhe deportimi erdhi menjëherë pas vendimit të gjykatës për lirim për akuzën ‘Falsifikim të dokumenteve’. Ai ka qëndruar 5 muaj në paraburgim për këtë akuzë ndërsa është marrë direkt nga policia brenda ambienteve të burgut 302 dhe është nisur drejt aeroportit“, tha Bengasi.

Por, shteti shqiptar nuk e mori parasysh kërkesën e tij për azil, madje e dërgoi atë drejt e në një vend ku të drejtat e burgosurve nuk respektohen duke shkelur madje edhe konventat ndërkombëtare që ka nënshkruar vetë.TPZ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME