Categories Lajme

Familja e fundit e kovaçëve, babë e bir në Elbasan nuk shkëputen nga tradita e vjetër

Kovaçi i vjetër  “është zanat i rëndë, duart bëhen me qymyr, por lahen prapë, nuk është turp. Po kur ha bukë e fut paratë në xhep, është turp?” sinkron Shahin Kurti.

Me këtë shprehje të babait të tij u rrit Aurel Kurti dhe që në moshën 13 vjeçare do të niste të punonte pranë babait të tij kovaç. Sot ai është në përfundim të shkollës profesionale për mekanik dhe synon që më vonë të krijojë një punishte më të madhe se ajo e babait.

“Hekuri rrihet sa është i nxehtë” dhe kjo nuk është thjesht një shprehje në kuptimin e figurshëm të saj, por një proces i vështirë pune që dikur ishte baza e prodhimit të vegla bujqësore.

Tashmë që industria është zhvilluar, kovaçët janë të rrallë, por familja Kurti nuk heq dorë nga puna me të cilët ka jetuar me dinjitet. Me duart e copëtuara, por me ndërgjegjen e qetë, Shahini dhe djali i tij, jo vetëm që e bëjnë me dëshirë punën, por janë të kënaqur që garantojnë të ardhmen e familjes./tch/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME