Një grup alpinistësh kërkuan ndihmë pasditen e sotme në policinë e Gjirokastrës. Abcnews.al mëson se grupi ndodhej në malin e Dropullit, por gjatë ngjitjes njëri prej tyre theu këmbën. Në këto kushte, alpinistët kërkuan ndihmën e policisë për të transportuar me barelë shokun e tyre.
Policia e Gjirokastrës i tha Abcnews.al se efektivët arritën në vendin e ngjarjes ku rrëshqiti alpinisti në dëborë dhe e transportuan me barelë në spital.
