Categories Lajme

Familja e Kadri Veselit në gjendje jo të mirë emocionale, fqinja: Jemi të përlotur

Familjarët e ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, nuk kanë dashur të flasin, kur një ekip i T7 ka shkuar afër shtëpisë së tyre. Prapa kamerave, ata kanë thënë se janë në gjendje jo të mirë emocionale, që lidhet me mungesën e Veselit. Ne lagjen ku jeton familja e Kadri Veselit, për T7 ka folur Fahrie Gashi, fqinje e ish-kreu të PDK-së. Ajo ka thënë se ndiejnë mungesën e Veselit, ndërsa ka folur edhe për

“Qe tash, masi ju dashtë me shku atje… Jo veç ne, por krejt mahalla e ndjen mungesën e tij, dhe jemi shumë të përlotur, shumë të mërzitur”, tha ajo. “Ne jemi mësu me pa atë gjallërinë e tij, sinqeritetin e tij”. Ajo tha se pret lirimin e Veselit dhe të tjerëve që po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë të Holandës.

“Pres që të bëhet mirë. Edhe ata ishalla drejtësia i shpëton”, tha Fahrie Gashi. Veseli është arrestuar me 5 nëntor 2020, pasi kundër tij u konfirmua një aktakuzë me dhjetë pika, që përfshin akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME