Categories Lajme

“Kemi mbetur pa bukë dhe ilaçe”, bora ka shkuar në 1 metër e gjysmë, banori apelon për ndihmë

Një banor i fshatit Osnat në Pogradec, përmes një videoje që ka dërguar në ekranin e Fax News, kërkon ndihmë opër zhbllokimin e rrugëve, pasi dëbora ka arritur deri në 1 metër e gjysmë. Siç shihet dhe nga pamjet banorët kanë dalë për zhbllokimin e rrugës, gjë që ka qenë e pamundur. pasi bora vijon që të bjerë ende. Banorët shprehen se kanë mbetur pa bukë dhe pa ilaçe, ndërkohë që i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama për ndihmë.

“Të nderuar teleshikues të Fax News, ne ndodhemi në fshatin Osnat në rrethin e Pogradecit, sot bora ka bllokuar gjithçka, nuk kemi as bukë as rrugë. Dolëm të gjithë si fshat të hapnim rrugën, por nuk mundëm pasi bora ka shkuar deri në një metër e gjysmë dhe bie akoma. Kemi mbetur pa bukë, pa ilaçe, i bëjmë thirrje Edi Ramës që jep fonde nëpër bashki, tia shpërndajnë emergjencave. Siç mund ta shikoni bora ka shkuar në një metër e gjysmë dhe i bëjmë thirrje qeverisë për ndihmë”, shprehet qytetari në video.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME