Categories Lajme

Familja me 6 anëtarë jeton në çadër, gjyshja: Nuk kam durim më, stuhia rrëzoi krevatin ku flinin fëmijët (VIDEO)

Një gjyshe mes lotëve që kërkon një strehë për 3 nipërit e saj ku më i vogli është ende në djep. Kjo është historia që vjen nga fshati Mazhe e Vogël e Fushë-Krujës. Familja me gjashtë anëtarë banesa e të cilëve u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit është detyruar që të ftohtin dhe reshjet e shiut t’i përballojë nën strehën e një çadre. “E vështirë shumë, nuk kam durim me fol më, jam e sëmur shumë”, tha mes lotësh Xhemile Meta.

Ka kaluar pothuajse një muaj nga tërmeti por shumë banorë të cilët kanë zgjedhur të mos largohen nga prona e tyre vijojnë të qëndrojnë në çadra. Familjarët me fëmijë të vegjël kanë kaluar natën mes të ftohtit, baltës e lagështisë nën çadër. E reja e familjes Meta thotë se era e fortë gjatë natës i ka rrëzuar krevatin në të cilin flinin fëmijët e vegjël. “Jam me fëmijë të vogël, është 4 muajsh i vogli edhe në shi në baltë s’ka ardhur askush me na vrejt as kryeplaku as komuna. Kemi ra me gjithë krevat na ka hedh furtuna. Qanin fëmijët, tremben. Jena në ujë, edhe fëmija do sëmuret se nuk jetohet me kaq vështirësi. Nën të në tokë ka shumë lagështi. Ku të rri ky, mos me ardh askush të shohë”, tha nusja e familjes Meta

Zona e Bilajt në Fushë-Krujë është dhe ndër më të prekurat nga tërmeti ku dhe problematikat e strehimit janë edhe më të shumta. Reshjet e rëna gjatë 48 orëve të fundit kanë bërë të pamundur qëndrimin në çadër. Banorët bëjnë apel për ndihmë, kërkojnë një strehë ku të paktën të munden të përballojnë kushtet e rënda atmosferike

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME