Categories Lajme

Familjet shqiptare/Gratë shpenzojnë për shtëpinë ndërsa burrat për argëtim

Familjet që drejtohen nga burrat, kanë tendencë t’i përdorin të ardhurat për argëtime, restorante dhe udhëtime, ndërsa familjet që “qeverisën” nga gratë e çojnë buxhetin mujor për investime dhe te mira në shtëpi. Instituti i Statistikës ka analizuar sjelljen e kryefamiljarëve sipas gjinisë dhe ka gjetur se, gratë të kryefamiljare duket se shpenzojnë më shumë për banesën, ujë, energji elektrike dhe qira e paguar, krahasuar me burrat të cilët kanë një tendencë shpenzimesh më të lartë sesa gratë në transport, restorante dhe hotele.

Në Shqipëri, njësitë ekonomike familjare me kryefamiljarë burra janë 5,5 herë më shumë se familjet me kryefamiljare gra. Grup-mosha 55-64 vjeç paraqet numrin më të lartë të familjeve me kryefamiljarë burra, dhe grup-mosha 65-74 vjeç për gratë.

Në vitin 2018, shpenzimet mesatare mujore për konsum janë 75.935 lekë.

Ushqimet dhe pijet jo-alkoolike përbëjnë grupin kryesor të konsumit për familjet shqiptare, me një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 33.436 lekë. Për këtë grup konsumi, gratë kryefamiljare shpenzojnë 47,0 % dhe burrat kryefamiljar 43,6 % të buxhetit të tyre.

Administrimi i të ardhurave të familjeve përfaqëson modelin tradicional të shoqërisë shqiptare ku burrat janë më pak të angazhuar në administrimin e shtëpisë dhe janë më të prirur të frekuentojnë te vetëm ose nën shoqërinë e burrave të tjerë baret restorantet. Ndërsa gratë janë më të angazhuara në punët e shtëpisë, e për rrjedhojë kur drejtojnë familjen investojnë më shumë në infrastrukturën brenda banesës.

Nga të dhënat e Anketës së Buxhetit të Familjeve, rezulton se në vitin 2018 kishte 772.664 NjEF në Shqipëri, prej të cilave 84,5 % me kryefamiljarë burra dhe 15,5 % me kryefamiljare gra.

Sipas anketës, gratë kryefamiljare janë më shumë prezente sesa burrat në tipologjinë e familjes “person i vetëm”, numri i tyre është 2,6 herë më i madh se ai i burrave. Numri i grave që jetojnë të vetme me fëmijët e tyre është më i lartë se numri i burrave në të njëjtat kushte, për të gjitha grup-moshat.

Numri i familjeve më një person është më i lartë për gratë për shkak se ato jetojnë mesatarisht 5 vite me shumë se burrat. Roli i grave në qeverisjen e familjeve po rritet ndër vite për shkak të emigracionit të lartë të burrave dhe divorceve në rritje.
Indekse të tjera tregojnë se gratë janë më të suksesshme në pozicione drejtimi edhe në korporata dhe qeverisje. /Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Egla dhe Juli e nisin ditën me sherr. Aktorja: Pervers, shikon gratë!

Dy aktorët Juli dhe Egla kanë debatuar sërish ashpër këtë mëngjes, ku nuk kanë munguar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alternime kthjellimesh dhe varënsira mesatare, si do ndryshojnë temperaturat sot

Alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare, si do ndryshojnë temperaturat sot Ditën e sotme vendi ynë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu bë atentat me armë zjarri teksa po pinte kafe, ndërron jetë 44-vjeçari shqiptar në Bruksel (EMRI)

44-vjeçari shqiptar, i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së dielës, 28 prill,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U mbyt bashkë me nënën në lumin Buna, gjendet trupi i fëmijës së dytë

Gjendet trupi i fëmijës së dytë, i mbytur në lumin Buna. Dyshohet se nëna bashkë…

LEXO ME SHUME