Categories Lajme

Flet e mbijetuara në Tiranë: Motra nuk hëngri për 52 ditë

Blerta Josifi, e mbijetuara e horrorit në Tiranë, ku u gjetën të vdekura nëna e saj, Zhaneta dhe motra, Anisa, e vdekur prej më shume se një viti, ka treguar detaje tronditëse gjatë dëshmisë së dhënë, nga shtrati i spitalit. Vajza e mbijetuar e familjes Josifi ka pohuar se motra e saj, Anisa, ka vdekur 15 muaj më parë, pikërisht më datë 29 mars 2019. Ndërkohë sipas vajzës, mamaja e saj ka gjetur vdekjen më 2 korrik të këtij viti. “Motra vdiq më 29 mars të vitit 2019. Mami më 2 korrik të këtij viti” mësohet të ketë thënë vajza. Më tej Blerta Josifi ka thënë se motra e saj kishte 52 ditë pa ngrënë dhe pikërisht kjo dyshohet t’i ketë sjellë edhe vdekjen.

“Motra ime, Anisa qëndroi 52 ditë pa ngrënë e pa pirë. Në mars të 2020 nisëm edhe ne me agjërimin, pinim vetëm ujë, donim të bënim sakrificë të kthenim motrën në jetë. Përpara se motra të linte ushqimin e pushtuan demonët dhe krizat nervore. Nuk i treguam askujt. Ditën që mami ndërroi jetë, u ul në gjunjë të lutej. ” ka thënë ndër të tjera Blerta Josifi. Të njëjtat burime bëjnë me dije se familja frekuentonte Kishën Ungjillore por kishte pesë vite që nuk shkonin më. / TCH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME