Categories Politike

Fatmir Xhafaj del ballazi kundër Ramës: Deputetët janë shndërruar në kartona…

Ish-ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj ka dalë sot kundër vendimit të marrë nga ana e mazhorancës për ndryshimin e rregullores së Kuvendit, duke u pozicionuar në qëndrim njësoj si opozita.

Në fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve ai ka kundërshtuar me fakte dhe argumente, se nuk duhet ndryshuar Rregullorja, pasi që nga viti 2005 është ndryshuar për tetë herë me radhë.

 “Nuk është korrekte dhe normale ndryshimet e shpeshta të funksionimit të Kuvendit të Shqipërisë”theksoi ai, duke shtuar se Rregullorja e Kuvendi mbetet si një “kushtetutë” e funksionimit të parlamentit.

“Nga 2005 deri me sot rregullorja është ndryshuar 8 herë. Ky proces duhet të jete sa më i kujdesshëm. Ndryshimet e herëpashershme e kanë zbehur rolin e deputetit. Deputet janë shndërruar në kartona…Për fjalën dhe për përfaqësimin e zgjedhjes së tyre dhe në ndikimin që kanë në procesin ligjvënës.

Kjo është gjëja që duhet të na shqetësojë më shumë. Është momenti për të parë se si mund të rikthehen disa ndryshme që rezultuan të dëmshme dhe që e shndërruam legjislativin në një zgjatim të ekzekutivit”,tha më tej Xhafaj.

Duhet thënë se Xhafaj dhe Rama kanë pasur përplasje të ashpra mes tyre, veçanërisht pas superaksionit VOLVO 4, ku ranë në pranga dy ish-deputetë socialistë, dhe u përfol se kishte një fletëarresti dhe për kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME