Categories Lajme

Fatmiri nga Saranda, mjeshtri që kthen drurin në art!

Nga Enkeleda Bodini Njerëzit e punës nuk janë gjithmonë ata që fliten dhe tregohen. Por përsëri ata, në heshtje, punojnë dhe krijojnë gjëra të jashtëzakonshme. Një prej këtyre njerëzve është dhe Fatmir Mustafa, i cili ashtu pa zë po bën një punë fantastike me drurin duke e kthyer në art.

Fatmiri është 56 vjeç nga Saranda. Edhe pse është marrë për shumë vite me dru, profesionin e zdrukthëtarit e ka ushtruar 6 vitet e fundit, duke krijuar orendi të veçanta që ua dhuronte familjarëve të tij, përpara se ta kthente të profesion. “Këtë profesion e ushtroja për qejf dhe shumicën e punimeve të mija i dhuroja. Kështu, duke perfeksionuar punimet, filloja dhe t’i shisja me një çmim shumë modest”, tha ai për abcnews.al. Punimeve unike të tij, të bëra me shumë dashuri, tregu iu përgjigj pozitivish, duke i pëlqyer punimet.Dhe jo më kot, por sepse asnjë punim nuk ngjan me tjetrin. Të gjithë janë ndryshe dhe unike.

 

Një tjetër gjë që jua shton vlerën punimeve të tij janë llojet e druve me të cilët punon nga ulliri te rrapi, gështenja, lisi, frashër, fikus etj si dhe kombinimi që i bën me rezinë.

Të gjitha këto copëza mrekullie prodhohen në punishten e tij modeste, në të cilën Fatmiri shpenzon shumicën e kohës. Ndërsa shitjen e tyre e bën gjatë verës, në shëtitoren pranë detit, ku tërheq vëmendjen jo vetëm të turistëve të huaj por edhe të shqiptarëve, të cilët vlerësojnë punimet e dorës.

“Unë nuk kam dyqanin tim, shitjet i bëj përmes Instagramit dhe gjatë sezonit të verës në plazh. Për mua është një vështirësi e kënaqshme që çdo punim nuk është njësoj dhe kjo është e bukura e punës”, u shpreh Fatmiri për abcnews.al. Dhe vërtet, kjo është e bukura, se po të ishin punime standarde, puna do të ishte një proces i mërzitshëm, duke mos sjellë kënaqësi pas përfundimit të një punimi. Por duke qenë të gjithë ndryshe, kënaqësia është çdo herë e një lloj tjetër.

Këtë pasion Fatmiri nga Saranda e ka si çlodhje dhe kohën e shumtë që shpenzon në punishte e kupton vetëm kur e merr uria. Sepse punët e mira marrin kohë, por kur bëhen me pasion, kohën nuk e kupton. Ajo që kupton është vetëm dëshira për të nxjerrë një produket përfundimtar të vlefshëm, i cili do ta shpërblejë lodhjen.

Mbase ata që e vlerësojnë nuk janë të shumtë, por ata të paktët që e duan, dihet që janë njerëz që dinë t’i japin vlerësimin e duhur një produkti vendas, të prodhuar me duar, me dashuri dhe shumë pasion.  Kjo është pikërisht ajo farë bën Fatmiri, ai e kthen drurin e thjesht në art. Punë të ngjashme bëjnë dhe shumë shqiptarë të tjerë, të cilët duhe treguar sepse promovimi i prodhimeve vendase është ajo çfarë duhet të bëjmë të gjithë./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME