Motra e Fifit ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë ditën e sotme. Këtë gjë e ka zbuluar vetë këngëtarja, përmes një postimi në rrjete sociale. Ajo i ka uruar motrës jetë të lumtur, por në fund të gjithëve ju ka tërhequr vëmendjen urimi që Fifi ka bërë për veten e saj.
“Urime nusja më e bukur në botë. Urime dashuia ime. Inshallah je e lumtur e ju shkon jeta omël bashkë gjithmonë edhe e ngreh atë këmbë zvarrë e ma lëshnon renin. Të dua motër”, ka shkruar Fifi.
Të njëjtën gjë i kanë uruar edhe fansat këngëtares, që shumë shpejt ta shohim edhe atë të veshur me fustan të bardhë. Por këngëtarja ka treguar se jeta e saj është shumë e trazuar dhe se këto kohë gjërat kanë ndryshuar. Para disa ditësh ajo pranoi se është ende e dashuruar, por nuk ka pranë njeriun e saj të zemrës, për të cilin ka ndjenja.
Fifi zbuloi para disa muajsh se ajo kishte bërë një tatuazh me emrin “stracciatella” në krahë, dedikuar djalit që dashuron. Pavarësisht se Fifi nuk i ka pasur mirë punët e zemrës këto kohë, duket se është gati që ta shikojë veten nusen.

