Categories Teknologji

FBI e pranon: Ky aplikacion paraqet rrezik për të dhënat personale

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka pranuar se aplikacioni ‘FaceApp’ është “kërcim i mundshëm i kundër-inteligjencës”, duke lëshuar një paralajmërim të rreptë për çdo aplikacion të zhvilluar në Rusi. Duke iu përgjigjur pyetjes së demokratit Chuck Schummer për programin popullor të editimit të fytyrës, zyra tha se aftësia e Moskës për të hyrë në komunikime direkt nëpërmjet ofruesve të shërbimeve të internetit bën që çdo aplikacion i ndërtuar në vend është i rrezikshëm, sipas Daily Mail.

‘FaceApp’, i lansuar më 2017-ën, u zhvillua nga ‘Wireless Lab’, një kompani me bazë në Shën Petersburg. Shefi ekzekutiv i saj, Yaroslav Goncharov, dikur mbante të njëjtën pozitë në Yandex, e njohur ndryshe si ‘Google e Rusisë’. FBI tha se tani do fillojë hetimet në lidhje me tentimin e Rusisë që nëpërmjet aplikacioneve të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve, raporton The New York Daily News.

Aplikacioni, i cili mund të ngarkohet falas, përdor inteligjencën artificiale për të edituar një fotografi nga galeria e fotove dhe e transformon atë në atë se si do dukeni në pleqëri. Përveç se ndryshon ngjyrën e flokëve, shërbimi falas iu lejon edhe të vendosni mjekër, ndryshoni gjini, e madje edhe të dukeni më të rinj.

Shqetësimet për origjinën e saj ruse bënë që Komiteti Kombëtar Demokratik të paralajmërojë kandidatët presidencialë të partisë për përdorimin e tij. Ajo gjithashtu iu bëri thirrje në korrik FBI-së dhe Komisionin Federal të Tregtisë për të kryer rishikime të sigurisë kombëtare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME