Categories Lajme

Grupi Balfin nis disbursimin e fondit për të dëmtuarit nga tërmeti, paguan 230.000 eurot e para

Ka nisur gjatë ditës së djeshme për të vijuar edhe sot, lëvrimi i parë i fondeve të Grupit Balfin për të dëmtuarit nga tërmetet në Shqipëri.

Një veprim i tillë vjen pas publikimit në media për dhurimin në dobi të personave të dëmtuar të 1.2 milionë eurove nga ana e Grupit më datë 29 nëntor 2019, duke e bërë realitet vetëm tri ditë pas këtij publikimi.

Në faqen zyrtare të Balfin është publikuar sot një njoftim në këtë kuadër, ku shihet se që ditën e djeshme janë bërë pagesat nga kompanitë Neptun Maqedonia, Neptun Kosova dhe Jumbo Kosova, për të vijuar sot me pagesën e Qendrës Tregtare Univers (QTU) në Shqipëri.

Këto kompani kanë disbursuar në llogarinë e Ministrisë së Financave të Republikës së Shqipërisë, përkatësisht nga 80.000, 70.000 dhe 80.000 euro, për një total prej 230.000 mijë eurosh.

Grupi thekson se ditët dhe muajt në vijim do të vazhdojnë donacionet deri në lëvrimin e plotë të fondit prej 1.2 milionë eurosh, në mënyra dhe forma të ndryshme.

Balfin bën të ditur se do të vijojë t’i bëjë transparente vazhdimisht të gjitha transaksionet bankare në fjalë në faqen zyrtare të tij www.balfin.al.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME