Categories Lajme

Në Manëz kujtohen të strehojnë familjet në nevojë vetëm pasi shkon Basha

Gjatë inspektimit të gjendjes pas tërmetit, kryetari i PD, Lulzim Basha, qëndroi në një familje në Kamberas në njësinë administratrive Manëz.

Në oborrin e banesës së dëmtuar pothuajse plotësisht, prindërit mbanin prej 8 ditësh në makinë fëmijën 8 muajsh pasi nuk kishin asnjë zgjidhje tjetër. Ndihma e vetme që kjo familje kishte marrë ishte nga vullnetarët.

Basha kërkoi që të merren masa menjëherë për strehim e kësaj familje dhe të familjeve të tjera që jetojnë në kushte të mjera në çadra.

Pak pasi kryetari i PD u largua nga Manza, banorët thanë se tek kampi i çadrave kanë shkuar përfaqësues të njësisë bashkiake dhe u kanë thënë të transferohen në një fushë kalçeto gjë që është refuzuar nga banorët.

Banorët thanë se atyre u është premtuar se do të sjellin kontenierë nga Fieri ku të strehohen, ide të cilën e propozoi kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Reagimi i njësisë administrative Manzë erdhi vetëm pas apelit që bëri zoti Basha, fenomen ky që ka ndodhur edhe në rastet e tjera.

Pra zgjidhjet e propozuara nga shefi i opozitës janë përdorur si zgjidhje për familjet e dëmtuara nga tërmeti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME