Categories Lajme

Federata Italiane e Shtypit: Në Shqipëri rrezikohet liria e medias

Shumë pranë zonës së kanalit të kuçedrës, në fshatin Jubë toka është çarë në sipërfaqe të mëdha prej tërmetit.Banorët të alarmuar shprehen të shqetësuar për situatën, ndërsa rrëfejnë momentet e tmerrit të 26 nëntorit. Fshati Jubë në Durrës është një nga zonat më të prekura nga tërmeti. Tërmeti i 26 nëntorit ka dëmtuar banesat, por po ashtu ka shkaktuar edhe çarje të mëdha të tokës.

Grupi i xhirimit të Ora News së bashku me Dritanin një banor i këtij fshati udhëtuan drejt zonës më problematike. Me një terren të vështirë me baltë dhe rreth 60 minuta në këmbë në grykëderdhjen e lumit Erzen sheh tokën që është e çarë gati një metër gjerësi. Dritani thotë se para 26 nëntorit ky segmet ka qenë i kalueshëm, ndërsa sot është një rrezik. “Ka qenë shumë e hapur, është mbyllur me levë nga ne. Atje ka gjatësi prej 100 metra e hapur komplet. Nuk ka qenë e çarë. Është bërë ditën e tërmetit, nuk ka ndodh ndonjëherë”.

Një tjetër banor i këtij fshati teksa na tregon për fuqinë e tërmetit shprehet se atë natë doli ujë me presion nga toka. “Nuk dinim se çfarë është, pastaj shpërtheu atje te shkallët përpara. Thashë po na shpërthe brenda në shtëpi.” “Na tmerroi për momentin, thanë se ka dalë edhe si flakë.” “Ujë dhe gaz.” Fenomeni i pazakontë ka lënë të habitur të gjithë banorët.

“Jam 60 vjeç dhe këtë nuk e kam parë ndonjëherë. Ka qenë frikë e jashtëzakonshme.” Ashtu si dhe në kanalin e kuçedrës, edhe në këtë zonë, pranë shtëpive janë krijuar gropa përmes të cilave ka dalë ujë edhe gaz. “Në momentin që ka rënë tërmeti këtu ka dalë uji i zi.” Banorët e këtij fshati kërkojnë ekspertët që të vlerësojnë zonën nëse është ose jo e pabanueshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME