Categories Lajme

Fëmija i humbur vë policinë në lëvizje për ta gjetur, ndërsa tërmeti në gatishmëri për të ndihmuar/ Episodi i dytë i emisionit ‘112’

Humbja e fëmijës është makthi për çdo prind! Një nga detyrat e efektivëve të Policisë së Shtetit është dhe gjetja e fëmijëve të humbur ndërsa një denoncim i vë ata në lëvizje për një fëmijë 7-vjeçar që është larguar nga shkolla. Nëpërmjet pamjeve reale nga kamerat e trupit dhe intervistave me efektivët e përfshirë ju paraqesim në emisionin “112”, të realizuar nga gazetari Antonio Çakshiri,  rrjedhën e kësaj historie. Në momentet e para teksa në sallën operative vjen thirrja nga babai, normaliteti ndryshon, vëmendja e efektivëve kalon në gjetjen e këtij fëmije ndërsa një patrullë niset drejt shkollës në zonën e Kombinatit, aty ky prindërit e vogëlushit presin në ankth.  Pasi efektivët mbërrijnë marrin të dhënat për fëmijën ndërsa ato shpërndahen përmes radios të gjitha shërbimeve të policisë ndërsa disa patrulla bëjnë kontrolle në zonë.

Teksa minutat kalojnë dhe nuk ka asnjë shenjë të 7-vjeçarit tensioni tek prindërit rritet, por edhe tek vetë efektivët e policisë, të përfshirë në patrullimet për të gjetur djalin e vogël.

Në segmentin e dytë të emisionit “112” për këtë javë do të trajtojmë një ngjarje që do të kujtohet gjatë! Tërmeti.

Më konkretisht tërmeti i 21 shtatorit 2019. Ishte lëkundja e parë sizmike më e fortë që kryeqyteti ka përjetuar pas shumë vitesh ndërsa kamerat kanë filmuar momentet e kësaj goditje në orën 16:04 dhe reagimet e efektivëve të Policisë së Shtetit pas një ngjarje të përmasave të tilla. Emisioni i kësaj jave sjell përjetimet e punonjësve të policisë së Tiranës dhe pamjet reale të momenteve dramatike që ata kanë hasur teksa kryenin detyrën. Fati deshi që një ngjarje e tillë të përsëritej më 26 nëntor 2019, më e fortë dhe në orët e natës. Ndërsa 50 persona humbën jetën në Thumanë e Durrës nga kjo goditje fatkeqe që shembi banesa e pallate, në Tiranë pati një viktimë, një vajzë të re. Për herë të parë në emisionin “112” në Report TV, transmetohen edhe pamjet nga kamerat e kryeqytetit se si u përjetuan ato sekonda tronditëse në rrugët e Tiranës, teksa ora shënonte 03:54 e mëngjesit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME