Categories Lajme

Fëmijët vranë babanë në Durrës, gazetarja: Dje vajza e madhe ka ikur nga familja e burrit, i thotë se…

Gazetarja Dorjana Bezat ka rrëfyer në Top Story detaje të reja për ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Durrës, ku tre fëmijët dyshohet se vranë babanë e tyre Pëllumb Metën.

Bezat tha se kjo ngjarje ka ndikuar edhe në marrëdhënien familjare të vajzës së madhe, partneri i së cilës i ka kërkuar të distancohet nga familja e saj duke e quajtur ‘vrasëse’.

Vajza nuk ka pranuar dhe i ka shkuar pranë nënës së saj Blerinës, që ka sjellë krizë në marrëdhënien e tyre dhe më pas është larguar nga shtëpia e burrit.

Nga vizita në familjen Meta ku intervistoi nënë e Blerinës, Bezat ka dhënë detaje tronditëse.

“Shkova për të takuar Blerinën pastaj dhe njerëzit e saj për ta pyetur më imtësisht a ka përjetuar dhunë.  Ajo ndodhej në ambientet e paraburgimit për të çuar veshje dhe ushqim fëmijët, dhe në shtëpi ishte vetëm nëna e saj. Kishte kushte nën minimale jetese, fshati i kishte abandonuar. Porta me ngjyrë të zezë i kishte shënuar edhe fatin e tyre, banorët më tregonin historitë e tyre ndër vite. Vajza e madhe po përballet me shkatërrimin e familjes së saj. Nuk flitej për vdekjen e vjehrrës, nuk kishte pendesë. Nuk kishte as pendesë për vrasjen e pëllumbit. Ajo jetë ishte harruar, nuk ekzistonte.  Në atë ambient jetojnë sot Blerina dhe e bija e Blerinës, sepse bashkëshorti po e gjykon për historinë e gjyshes dhe nënës. Ju jeni gra që vrisni dhe nuk mund të jeni në familje. Vajza i ka folur nënës, bashkëshorti ishte kundër.

Më bëri përshtypje kur nëna e Blerinës relativizonte vdekjen, Pëllumbi nuk ka vdekur thoshte, nuk pranonte të kishte vdekur dhe vjehrra e saj. Nxori vetëm disa pika gjak tha dhe hiqej sikur kishte vdekur. Gjyshi thoshte nëse janë autorë, gjykata t’i ndëshkojë. Fliste vrasje fëmijësh, makrabitete, ngjarje të viteve 80’, pretendonte që kunatat i kishin vrarë dy vajza, që vjehrra i hante fëmijët sapo i lindte. Burri i saj ishte 80 vjeç dhe thoshte se e tradhtonte. Këto karakteristika i kishte edhe Blerina, edhe pretendonte se Pllumbi e tradhtonte”-tregoi gazetarja Bezat. Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME