Categories Lajme

Lëviznin të armatosur, arrestohen dy vëllezërit në Fier

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia në Fier pasi janë kapur duke lëvizur me armë zjarri nëpër qytet.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një 50-vjeçar për armëmbajtje pa leje.

Blutë bëjnë me dije se në momentin që kanë parë shërbimet e Policisë, tre shtetasit kanë tentuar të largohen dhe të fshehin armët duke i hedhur në një zonë me bimësi, por nuk kanë mundur dot të largohen pasi janë kapur.

“Si rezultat i operacionit, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë në fshatin Fermë Çlirim, shtetasit 25 vjeç, 24 vjeç (vëllezër) dhe 50 vjeç, të tre banues në fshatin Sulaj, Fier. Këta shtetas qarkullonin të armatosur dhe në momentin që kanë parë shërbimet e Policisë, kanë tentuar të largohen dhe të fshehin armët duke i hedhur në një zonë me bimësi,  por nuk kanë mundur dot të largohen pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë.

Ndërkohë, 2 armët e zjarrit pistoleta janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, si edhe 2 automjete të blinduara, që u gjetën gjatë kontrollit të ushtruar në një karburant.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME