Categories Lajme

Fenomeni/ Edhe vetë gjermanët po largohen nga Gjermania

Në 10 vitet e kaluara nga Gjermania janë larguar mesatarisht rreth 180.000 gjermanë në vit dhe kanë shkuar në vendet tjera. Ndërkohë që në vit janë kthyer mesatarisht rreth129.000 shtetas gjermanë. Këto janë rezultatet e para të studimeve të fundit, ku thuhet se 3/4 e të larguarve janë me kualifikime të larta. Shumica prej tyre jeton vetëm një kohë të caktuar jashtë Gjermanisë. Por nëse shikohen të dhënat statistikore, rreth 51.000 gjermanë largohen mesatarisht në vit nga Gjermania për të mos u kthyer më kurrë.

Andreas Ette, drejtor i grupit studiues në Institutin Federal për Hulumtimet e Popullatës thotë se duhet shikuar të gjitha lëvizjet, pra edhe ardhjen dhe jo vetëm largimin e forcave të kualifikuara nga Gjermania. Bilanci është pozitiv.

Këtë argument e mbështetë edhe Werner Eichhorst, nga instituti E Ardhmja dhe Puna (IZA): “Nuk mund të thuash se nga Gjermania po largohen në vit mesatarisht 51.000 njerëz dhe se ky është shkaku i mungesës së fuqisë punëtore.” Kur kemi parasysh se në Gjermani ka rreth 45 milionë njerëz në tregun e punës, atëherë 51.000 është një përqindje shumë më e ultë se 1%.

Gabriel Felbermayr, kryetar i Institutit për Ekonomi në Kiel, ka qëndrime më kritike: “Në 10 vitet e fundit kemi humbur më shumë se një gjysmë milioni punëtorë, prej tyre 3/4 janë me kualifikime të larta. Ky nuk është lajm i mirë për një ekonomi si ajo gjermane.” Të ardhurit nga vendet tjera nuk mund ta mbyllin tërësisht këtë zbrazëtirë, sepse ata nuk janë gjithmonë të kualifikuar sa duhet.

Ofertat për kthim

Çfarë duhet të bëjë Gjermania për të motivuar këta njerëz që të kthehen në vendlindje? Werner Eichhorst thotë se kjo varet edhe nga konkurrenca dhe politika e sipërmarrjeve. “Të kualifikuarit mund të zgjedhin punë, varësisht se ku kanë një perspektivë më të mirë dhe rroga më të larta, por kjo varet edhe nga rrethi familjar dhe kualiteti i jetës.” Kjo ka të bëjë me kujdesin ndaj fëmijëve apo situatën e vendbanimeve. Eichhorst mendon se politika duhet të kujdeset që jo vetëm sipërmarrjet por edhe punëmarrësit të kenë kushte të mira.

Felbermayr pohon se aspekti financiar luan një rol vendimtar. “Në Gjermani kemi tatime dhe shpenzime të larta, ndaj të ardhurat që mbeten për personat me kualifikime të larta janë relativisht të ulëta.” Ekspertët e ekonomisë propozojnë që të merret modeli i disa vendeve skandinave dhe të zvoglohen të paktën të dhënat për sigurime sociale, për personat që duan të kthehen. Një model i ngjashëm mund të përdoret edhe për tatimet në të ardhura.

Por ekspertët thonë se duhet të përmirësohen edhe kushtet e punës. “Shansat për përparime në vendet tjera janë më të mëdha. Shansajt janë më të mëdha të bësh një emër në fushën ku punon, sepse edhe kushtet janë më të mira. Këtë duhet ta mundësojë edhe Gjermania.” Si një shembull pozitiv Felbermayr përmend edhe Zvicrën. Universitetet e atjeshme janë bërë shumë më atraktive për profesorët e huaj në 10-15 vitet e fundit, sepse atje investohet më shumë në studime. “Kjo mund të bëhet edhe në Gjermani.”

Siguria dhe kultura e pritjes

Edhe Eichhorst mendon se shkollat e larta në Gjermani nuk janë punëdhënës tepër të mirë. Siguria e punës nuk është shumë e lartë. Në universitete jepen shpesh kontrata me kohë të kufizuar prej tre muajsh. Për fushën akademike duhet të sigurohen më shumë vende të përhershme pune, mendon Eichhorst. Ndryshe shumë gjermanë do të largohen nga vendi, për shkak të mungesës së sigurisë. Por në Gjermani ekzistojnë kushte më të mira në çështjen e sigurisë dhe shtetit ligjor, që është e rëndësishme për planifikimin e familjes.

Sipërmarrjet mund të jenë më atraktive, thotë Eichhorst. “Personat që relavitisht herët kanë shkuar në vendet tjera, me siguri që edhe më vonë duan të shkojnë prap jashtë Gjermanisë.” Përvojat me një semestër jashtë vendit gjatë studimeve, përvojat me udhëtime apo shkëmbimet e nxënësve nxisin dëshirën që këta persona të shkojnë prapë jashtë vendit. “Pas këtyre njohurive njerëzit janë të interesuar që edhe në sipërmarrjet gjermane të ngrihet niveli i ofertave.” Punëdhënësit gjermanë duhet të përpiqen t’i mbajnë absolventët apo personat me kualifikime të larta.

Por personat që kanë qenë në ndonjë vend tjetër kanë mbledhur edhe përvoja të mira, janë aftësuar për punë dhe janë njoftuar me kultura të tjera jashtë vendit, që mund të jenë shumë të rëndësishme për karrierën personale dhe ekonominë e një vend, pohon Eichhorst. Ky është një fitim për të gjithë./DW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Atentati mafioz/ Po lëvizte me motor, ekzekutohet 41-vjeçari në Selanik, në atentat mori pjesë edhe një grua

Një 41-vjeçar është qëlluar për vdekje në Selanik. Sipas mediave greke 41-vjeçari ka marrë plagë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina del nga rruga dhe përfundon në Lanë, humb jetën shoferi

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shiste kokainë në zona të ndryshme të qytetit, arrestohet 41-vjeçari në Vlorë

Një 41-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rindërtimi pas tërmetit/ Rama u dorëzon qytetarëve çelësat e 404 apartamenteve në Vorë: I keni prona tuajat, pa asnjë kredi apo borxh

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Vorë ku ka dorëzuar banorëve të cilëve u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3” vihet në pranga 41-vjeçari

DVP Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”. Shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme…

LEXO ME SHUME