Categories Lajme

Fermerët bllokojnë rrugën në unazën e Korçës/ Hedhin në tokë prodhimet bujqësore: S’na lënë të shesim (VIDEO)

Disa fermerë kanë bllokuar këtë mëngjes në tregun unazën e qytetit pranë tregut agro-ushqimor Korçë. Ata thonë se protestojnë pasi policia bashkiake nuk i ka lejuar të tregtojnë mallrat e tyre ndërsa pretendojnë se kanë tregtuar prej 20 vitesh mallrat në këtë treg, por ditën e sotme janë bllokuar nga bashkia pa asnjë sqarim.

“Kemi 20 vite që shesim. Sot na është bllokuar hyrja nga bashkia, duam të drejtën tonë. Duam të shesim, ne nuk kemi të ardhura të tjera. Bashkia nuk na ka sqaruar na ka mbyllur derën në kulmin e prodhimit”, shprehen tregtarët.

Fermerët kanë qëndruar në zonën e unazës së qytetit duke hedhur në tokë prodhimet e tyre bujqësore por edhe duke lëshuar thirrje ‘Rama ik’.

Si pasojë e bllokimit të rrugës, është krijuar radhë e madhe automjetesh, duke paralizuar kështu qarkullimin e tyre.

Bllokimi ana e autoriteteve vendore ka ardhur pasi fermerët nuk janë të pajisur me NIPT tregtari por vetëm me NIPT fermeri çka do të thotë se mund ta shesin mallin e tyre vetëm në pikat e grumbullimit të shumicës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME