Categories Lajme

Fermeri endet në institucione për tokën e zaptuar, kërcënohet nga bashkëfshatari i tij

Një tokë shtet e zaptuar ka bërë që prej dy vitesh fermeri Baki Shabanaj, nga fshati Ngjeqar i Rroskovecit të endet ne dyert e institucioneve për ti dhene zgjidhje kësaj situate shqetesuese.

Ai pohon në kulmin e indinjates se nuk mund të shkoje te tokat e tij të mbjella me ullinj për ti vjelë tashme, pasi pengohet e kërcënohet në mënyrë të përsëritur nga bashkëfshatari i tij Haxhi Shabanaj.

“Unë zotëroj 1000 rrënjë ullinj ka thënë fermeri Shabanaj dhe e kam te lidhur jetesën e familjes me prodhimin e tyre, ndaj është e papranueshme të pengohem të shkoj te tokat e mia, të cilat i disponoj me dokumentacion të rregullt e madje jam dhe taksapagues korrekt .

Ky kërcënim i vazhdueshem ka bërë që të kemi edhe përplasje verbale e fizike” ka thënë Shabanaj, ndërkohë që ka theksuar se pavaresisht kallëzimeve të përsëritura prane komisariatit të policise në Rroskovec, nuk është marrë asnjë mase duke u ndierë vazhdimisht i kërcënuar per jetën. Ndërkohë problemi është i njohur edhe për bashkinë, specialistet e së ciles kanë parë nga afër situatën në terren duke bërë edhe matjet përkatëse, nga ku ka rezultuar se një pjese toke e zaptuar, nuk figuron me dokumenta të rregullta e pavarësisht kësaj situata vijon të mbetet e pandryshueshme. “Une nuk mund te pres vendimin e gjykates- ka thënë fermeri pasi tashme ka filluar sezoni i vjeljes se ullinjve dhe duhet te kaloj lirshem ne pronen time”

Përballë kësaj situate Shabanaj apelon per zgjidhjen e shpejte pasi ky ëshët një shqetësim edhe i shumë fermerëve të tjerë, të cilët nuk mund të shkojnë në tokat e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME