Categories Lajme

Kapen qindra kg kokainë e kanabis, sekuestrohen mbi 1 mln euro (Emrat)

Nga operacioni i policisë italiane ëhtë “çmontuar” një grup kriminal shqiptaro-italian i trafikut të drogës, duke dhënë 15 masa arresti me burg. Ndërhyrjet e policisë janë kryer në Bari dhe Brindisi, ndërsa janë sekuestruar pasuri në vlerë rreth 1 milionë euro që i përkisnin pjesëtarëve të grupit.

Të dyshuarit akuzohen për trafikim të paligjshëm të substancave narkotike, prodhim, trafik dhe mbajtje të paligjshme të drogës, pastrim parash dhe armëmbajtje pa leje. Mes të arrestuarve është edhe shqiptari 30-vjeçar, Klisman Curraj.

Hetimet u kryen nëpërmjet veprimtarive të policisë gjyqësore si përgjimet telefonike, analiza e të dhënave telefonike, dhe ekzaminimi i përmbajtjes së mesazheve të shkëmbyera në platformën e koduar “Sky Ecc”.

Pika e nisjes në hetimin e drejtuar nga Drejtoria Antimafia e Qarkut, ishte arrestimi i kryer në Francë më 26 tetor 2019, i një 47-vjeçari nga Torre Canne,Massimo Duca, i arrestuar me 75 kilogramë kokainë me destinacion Italinë dhe 865 mijë euro.

Rrjeti organizonte transportin kryesisht nga toka falë makinave të modifikuara siç ndodhi në episodin në Francë. Sakaq, në total, në operacion u sekuestruan 127 kilogramë kokainë dhe 142 kilogramë kanabis si dhe 1.3 milionë euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME