Categories Kulture

Festivali i 9-të i muzikës klasike “Different trains”/ Program i zgjedhur, artistë të talentuar

Muzika ka gjetur hapësirën për të sfiduar masat kufizuese të detyrueshme nga pandemia. Kështu, festivali “Different trains” tashmë zhvillohet në mjedise të hapura, siç ishte koncerti i mbajtur në oborrin e Kryeministrisë e që mblodhi publikun për të shijuar repertor të zgjedhur nga artistë të talentuar.

I mbështetur që në fillim nga Ambasada franceze, festivali “Different trains” bashkon muzikantë të njohur rreth një programi me cilësi të lartë.

Këtë vit, ndërkohë që sallat e shfaqjeve janë ende të mbyllura në Shqipëri, festivali “Different trains” ka ditur të rikrijojë vetveten: programimi në ambient të hapur ka nxjerrë në pah marrëdhëniet mes muzikës popullore dhe muzikës klasike, me pjesë nga Ravel, Kodály, Ysaye apo edhe Borodin. Ai gjithashtu përkujtoi 250 vjetorin e lindjes së kompozitorit të famshëm Ludwig van Beethoven.

Një vlerësim të veçantë nga publiku morën violinisti klasik franko-shqiptar Kristi Gjezi i cili interpretoi në kuartet si dhe violonçelisti francez Eric-Maria Couturier, i Ansamblit InterContemporain, i cili interpretoi solo më 4 tetor mbi Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME