Pak ditë më parë, Lori Hoxha festoi ditëlindjen e saj të 26-të dhe vendosi që ta festonte jashtë Shqipërisë. Për 26-vjeçaren, festa ishte shumë e rëndësishme sa për t’u zhvilluar në qytetin e dashurisë, në Paris. Por ky nuk ishte i vetmi luks i saj, pasi gjatë mbrëmjes kishte zgjedhur që të vishte një fustan me gurë që vezullonte i tëri.
Sipas faqes “What they wearin”, fustani i gjithi me kristale i përket stilistes “Alessandra Rich” dhe kushtonte 2500€ ndërsa vathët e po të njëjtës firmë kushtojnë 275€.