Categories Showbiz

Fevziu gatuan provat, që pas 500 vjetësh “Tirana e Nonës”, të lexohet si libri më i madh historik

Gazetari me famë botnore, më i madhi i botës shqiptare, Blendi Fevziu, i bindur në suksesin historik të librit të tij romano-publicistiko-historik, “Tirana e Nonës”, ka filluar të gatuajë dhe të arkivojë çdo detaj, që nga ideja, pjekja e idesë, shtrëngesa dhe në fund pjellja e kësaj vepre, e cila mendohet, se do të hyjë përjetësisht në fondin e artë të kryeveprave që vazhdimisht, pjell ky vend pjellor.

Nesër, kur ne vdektarët e ditëve të sotme, nuk do të jemi më, brezat që do të vijnë, do të bëhen me dije, se si Fevziut tonë të dashur, i erdhi ideja e këtij libri, kur dhe si u shkrua rreshti i parë, në kompjuter, apo me laps dhe bojë?

Nesër brezat do të mësojnë se me çfarë shpejtësie u krijua ky libër, sa orë dhe sa rreshta apo faqe, u shkruan në ajër, mes udhëtimeve të gjata, deri në Honolulu, apo në fundin e botës, mes turbulencave të rrezikshme, ku lindi dhe u gatua ky fondament i rrallë, legjendo-barcaletor.

Vetëm pak ditë më parë, vetë zotni Fevziu, hodhi një video në rrjetet sociale, ku me figurë dhe me shumë zhurmë, jepeshin momentet e gjalla, se si po shtypej dhe po merrte jetë kryevepra.

Nuk na mbetet gjë tjetër, vetëm t’ja hedhim popullit sa më parë këtë video, ku zë fill si materie, kryevepra “Tirana e Nonës”.

/TPZ.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME