Categories Lajme

Fier, OFL u dërgon formularin për deklarimin e pasurisë 8 personave (Emrat)

OFL u ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë 8 personave të dë nuar për vepra të ndryshme penale, përfshirë dhe Arbjon Alikon e Lazaratit. Sipas OFL-së Aurela Doksani (Rronja), Selfo Driza, Mario Aliaj, Llambro Dako, Arbjon Aliko, Shpëtim Kolgjini, Myrvet Balliu, Sabri Sopoti, kanë 48 orë për deklarimin e pasurisë.

Njoftimi i policisë: Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo kr ime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: A. D.(Rr.), banuese në Fier, e dënuar për veprën penale “Trafikimi i nar kotikëve”; S. D., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i nar kotikëve”; M. A., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i na rkotikëve”;

Ll. D., banues në Vlorë, i dë nuar për veprën penale “V rasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë; A. A., banues në Gjirokastër, i dë nuar për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kri minale dhe grupi i strukturuar kri minal”, “V rasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e kryer në bashkëpunim dhe “V rasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”, në pesë raste;

Sh. K., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”. M. B., banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “V rasja me paramendim”; S. S., banues në Dibër, i dë nuar për veprën penale “Vr asja me paramendim”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.  

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME