Categories Lajme

Fier, po transportonin ilegalisht pesë klandestinë sirianë, arrestohen dy shkodranët

Policia godet një tjetër rast të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, ndërsa në pranga janë vënë dy të rinj.

Burime zyrtare nga policia thanë se pas hekurave përfunduan shtetasit me inicialet K.N., 25 vjeç, dhe shtetasi M.F., 23 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në aksin rrugor Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Mulliri i artë” janë kapur në flagrancë me automjetin tip Benz duke transportuar 5 shtetas të huaj sirian që kishin hyrë në Republikën e Shqipërisë në mënyrë të paligjshme.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME