Categories Lajme

Fier-Vlorë, radari kap mat ‘pilotët’ e rrugës, gara shpejtësie… (Video)

Policia vijon kontrollet në rrugë për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik për aksidente rrugore. Prej 12 orësh, uniformat blu janë vendosur në autostradën Fier-Vlorë, prej ku kanë zbuluar jo pak çmenduri nga shoferët.

Radarët kanë fiksuar shpejtësi marramendëse, që arrijnë deri në 201 km/h, ndërsa policia ka ndështuar shumë drejtues, me heqje patentash dhe gjoba. Njoftimi i policisë: Në autostradën Fier – Vlorë – Fier Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, gjatë gjithë ditës së sotme ka vijuar kontrollet me në autostradën Fier-Vlorë-Fier, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për aksidente rrugore.

Gjatë 12 orëve kontroll, në të dyja kahet e lëvizjes janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varonin nga 145 km/h deri në 201 km/h !!!. ????????, në kulmin e trafikut. Nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, prej mëngjesit të sotëm deri tani janë tërhequr 11 leje drejtimi për shpejtësi gati dyfish mbi normën e lejuar, janë vendosur 35 masa administrative për shpjetësi dhe manovra në rrugë, si dhe janë vendosur 4 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.

Të fluturosh dhe jo të drejtosh mjetin në rrugë më e pakta të çon te polici dhe radari dhe në destinacion do shkoni pa patentë. Në rastin më të keq aksidenti ju pret apo me keq akoma patenta shkon në shtëpi pa ju.  Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni se shpejtësia vret jetë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME