Categories Teknologji

Fikni pajisjet 5G gjatë fluturimit

Autoriteti francez i aviacionit civil (DGAC) ka thënë se gjenerata e re e telefonave të mençur 5G mund të ndikojnë në sistemin e aeroplanëve gjatë fluturimit. Prandaj, ky institucion rekomandon që telefonat e tillë të fiken gjatë fluturimit.“Përdorimi i pajisjeve 5G në aeroplan mund të rrezikojë apo të ndërhyjë në atë mënyrë që të bëhen gabime në leximin e lartësisë“, i tha AFP një zëdhënës i agjencisë.

Agjencia tha se pajisjet e tilla mund të shkaktojnë gabime në sistemin e aeroplanit që është shumë i rëndësishëm gjatë uljes. Prandaj thirrja e saj është që pajisjet 5G të fiken plotësisht ose të vendosen në “airplane mode” gjatë fluturimit.Për shumë kohë, shumica e vendeve kanë kërkuar që telefonat e mençur  të fiken ose të vendosen në modalitetin e aeroplanit, për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

DGAC gjithashtu tha se ka vendosur kushte për pozicionimin e stacioneve të rrjetit 5G në mënyrë që të kufizonte rreziqet e ndërhyrjeve gjatë uljes në aeroportet franceze. Fuqia e këtyre stacioneve afër aeroporteve është e kufizuar, tha agjencia. Autoritetet kanë bërë testime duke filluar nga fundi i vitit të kaluar pasi në atë kohë operatorët e telekomunikacionit e morën lejen për të filluar shpërndarjen e shërbimeve 5G.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME