Categories Lifestyle

Fikni telefonin dhe përjetoni çastet me fëmijën tuaj

Nga Kelly McQuillan – Ndërsa ushqeja djalin tim të porsalindur në orët e vona të natës, qepallat po më mbylleshin për gjumë. Duke u përpjekur që të qëndroja zgjuar, fillova të kontrolloja rrjetet e mia sociale, gjë e cila për fat të keq mu bë zakon më pas. Si shumë nëna të reja, nisa të ndiqja faqe me këshilla për prindërit dhe shqetësimet e nënave të ndryshme. Kështu kaloja pothuajse çdo natë.
Shprehjet e pafajshme si “shijoni çdo moment, fëmijët nuk ngelen të vegjël përgjithmonë” dhe “ditët janë të gjata, por vitet janë të shkurtra” mbushën telefonin tim. Duke u nisur nga këto shprehje, nisa të fotografoja çdo moment të djalit tim të vogël. Unë shpeshherë qëndroja orë të tëra, duke fotografuar dhe duke i bërë foto vajzës time në mënyrë që më vonë të kisha kujtime nga ajo kur ishte e vogël. Sjellja ime po motivonte dy gjëra: fikën dhe fajin.
Frikë, sepse nuk arrija ndonjëherë të fotografoja ndonjë moment të djalit tim dhe koha po kalonte shumë shpejt dhe faj, sepse përveç postimeve inspirruese për nëna në blogun tim, unë nuk po arrija të koleksionoja si duhej, fotografitë dhe momentet që kaloja me djalin tim. Shpesh herë shikoja që miqtë e mi, realizonin fotografi ose video shumë të bukura me fëmijët e tyre, gjë që unë nuk kisha arritur ta bëja.
Tashmë njerëzit janë bërë shumë të lidhur me rrjetet sociale. Në moment që hedhin një fotografi apo video në rrjetet sociale, ndjehen sikur janë më të plotësuar. Po shpeshherë kjo qasje na bën edhe të gabojmë. E njëjta gjë si më ndodhi edhe mua.

Pak kohë përpara se djali ime të mbushte dy vjeç, unë kuptova se përgjatë kësaj periudhe kisha bërë diçka të gabuar. Po vështroja fotografitë dhe videot e dy viteve të para të djalit dhe kuptova që shumë momente nuk i kujtoja në të vërtetë, pasi kisha qenë shumë e zënë për të realizuar fotografi edhe video të bukura. Në ato momente kuptova se kisha qenë më shumë mbrapa aparatit , se sa pranë djalit. Kjo është për të ardhur keq në fakt.
Për fat të mirë unë isha në gjendje të dilja nga cikli i “nënave në rrjete sociale”. Kam mësuar se është më e rëndësishme t’i përjetoj momentet që kaloj më të voglin tim, se sa t’i kem në një album fotografik. Tashmë kam nisur të mendoj për lojëra dhe udhëtime të ndryshme, në mënyrë që ajo të kalojë një fëmijëri të qetë dhe të paharrueshme. Shpesh herë dal në natyrë dhe luaj bashkë me të, ose gatuajmë së bashku, pasi ai kthehet nga kopshti. Herë pas herë shkojmë në ferma ose në akuariume të mëdha, por kryesorja është që ne e vlerësojmë shoqërinë e njëri-tjetrit, kudo që jemi.
Djali im po rritet , ashtu si dhe unë dhe përpara se të ankohem për faktin pse nuk arrita të bëj fotografinë e duhur, mendoj se duhet të shqetësohem për momentet që nuk mundem të jem pran tij. Mendoj se kam bërë mirë që kam reflektuar dhe e kam mbajtur në xhep telefonin tim. Tashmë për mua është më e vlefshme që të heq këpucët dhe të vrapoj në det me djalin tim, se sa t’i bëj 20 fotografi./The Washington Post/
*Kelly McQuillan ka një blog të sajin, ku shkruan për prindërimin dhe situata të ndryshme me fëmijët e saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME