Categories Lajme

Fiks Fare/ 24 mln lekë investimi për qendrën në Vlorë, të sëmurët me aftësi të kufizuara flenë në tokë

Investimi prej 24 milion lekësh nga UNDP dhe 300 mijë lekë prej qendrës, nuk i përmirësuan kushtet e “Qendrën rezidenciale të personave me aftësi të kufizuara” Vlorë  .

30 rezidentët me aftësi të kufizuara jetojnë në kushte të vështira në mes lagështirës, mykut dhe suvave të rëna.

Edhe pse rikonstruksioni zgjati për më shumë se një vit, sërish kushtet mbetën të pandryshuara. Fiks Fare solli foto dhe video të “Qendrës rezidenciale për personat me aftësi të kufizuar” në Vlorë, të cilat kishin mbërritur në redaksinë e këtij emisioni nga punonjëset e qendrës.  Duken qartë që përveçse krevatëve të shkatërruar dhe jo fuksional, mungojnë dyert, lagështirë dhe myk ,pirgje me rroba të palara  dhe suva të rëna në tokë.          

Në këtë qendër marrin shërbim 30 persona që janë rezidentë nga mosha 10 deri 33 vjeç të braktisur apo me aftësi të kufizuar. Gazetarët e Fiksit shkojnë për të parë situatën nga afër në këtë qendër në Vlorë. Panorama është e njëjtë siç tregohet në fotot dhe videot e ardhura më herët në redaksi. Dyert mungojnë , krevatet e prishur, mure me lagështirë dhe myk apo njerëz të sëmurë që flenë në tokë.                                             

Gazetarët e Fiksit takojnë drejtoreshën qendrës znj. Elida Grabova. Ajo pranon se situata është e njëjtë dhe e vështirë edhe pas një  investimi nga UNDP  me vlerë 240 milion lekë të vjetra për rikonstruksionin e qendrës.  

Drejtoresha pohon për Fiksin se me nisjen e projektit për rikunstruksion, ata janë zhvendosur për gati një vit në ambjentet e një kopshti, por kur u kthyen në shtator qendra brenda 1 jave nxori problemet me lagështirën, instalimet apo dyert.  Si rrjedhojë nuk kishin pranuar ta merrnin  edhe në dorëzim. Përsa u përket shtretërve qendra kishte bërë vetë një tender për blerje, por firma i kishte sjellë jo cilësor dhe kjo sipas drejtoreshës, pasi në që në fillim të tenderit nuk u përcaktuan  mirë detajët.

” Detaje siç janë trashësi e dërrasës apo cilësia e saj,duke marrë parasysh se fëmijët nuk kanë sjellje normale dhe krevatët janë prishur dhe këto nuk ishin të përcaktuara qartë në tender” shprehet drejtoresha.    Ajo pranon fajin në këtë proces duke u justifikuar me faktin se nuk dinin kriteret që duhet të përcaktonin.   Znj.Grabova nuk pranon të ketë rezidentë që flenë në tokë, por që sipas saj ata kanë dëshirë të ulin dyshekun në shesh.    

Gazetarët e Fiksit i drejtohen bashkisë për të marrë përgjigje ku telefonojnë drejtorin e shërbimeve. Ai u thotë gazetarëve se se për këtë problematikë nuk ka dijeni pavarësisht se detyrën e drejtorit e mbante prej 5 muajve. Megjithatë drejtori i premtoi emisionit Fiks Fare se do kthente një përgjigje më të detajuar në ditët në vijim. Përgjigja ende nuk ka mbërritur në redaksinë e emisionit Fiks Fare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vrau me çekiç gruan e tij në Greqi, përballja dramatike e shqiptarit me nënën e Albës: Më kthe vajzën time…

Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit për 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga student ekselent i Mjekësisë te hapja e varrit në Lushnje, historia tronditëse e 36 vjeçarit

Një ngjarje tronditëse u raportua këtë të martë, 21 prill, nga Lushnja, ku një 36…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet baza e drogës në Shkodër, në pranga dy të rinj, në kërkim bashkëpunëtori!

Dy të rinj janë arrestuar në Shkodër, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pas zbulimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje të reja/ Vrasja e Goxhajt në Memaliaj, dyshohet për atentat të mirëorganizuar. Pistat

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e së martës në Memailaj, ku i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën prej arrestit kardiak i dënuari 69-vjeçar në burgun e Fierit

Një 69-vjeçar, i cili vuante dënimin në burgun e Fierit, ka humbur jetën në mënyrë…

LEXO ME SHUME