Categories Lajme

Fiks Fare publikon skandalin/ Dëmshpërblimet e tërmetit: Bashkia e Matit jep para’ vetëm për pleqërinë dhe militantët e PD-së

Fiks Fare solli mbrëmjen e sotme skandalin që ka ndodhur në Bashkinë Mat me dëmshpërblimet që ka miratuar kjo bashki për dëmet e shkatuara nga tërmeti i 11 gushtit të vitit që shkoi.

Në fshatin Barbullej të Matit kanë përfituar dëmshpërblim nga shteti vetëm 6 familje, nga 15 të dëmtuara. Në listën e hartuar nga Bashkia e Matit, figuron familja e kryeplakut të fshatit, vëllezërve të tij dhe e pleqësisë së fshatit, njëkohësisht anëtarë të Partisë Demokratike. Madje njëri prej tyre përfiton 1 500 000 lekë dëmshpërblim për shtëpinë, edhe pse kishte 15 vjet që nuk jetonte në atë shtëpi.

Tërmeti i datës 11 gusht 2018 me magnitudë 5.1 të shkallës rihter dëmtoi rreth 400 banesa në rrethin Mat. Bashkia Mat hartoi listat me familjet të cilat ishin prekur dhe duhet të merrnin një dëmshpërblim, ku nga 400 familje në prefekturë u dërguan për dëmshpërblim vetëm 100 prej tyre. Edhe pse në të vërtetë Këshilli Bashkiak e kundërshtoi listën e përpiluar nga Bashkia Mat, kjo e fundit nuk ngriti më komision për rivlerësim, duke miratuar listën fillestare.

Fondi u dha nga Emergjancat Civile, ku u akordua një fond pre 61 milionë lekësh të reja, por që ende nuk është lëvruar.

Emisioni Fiks Fare solli rastet e disa familjeve në fshatin Barbullej të cilat mbetën jashtë listës së hartuar nga bashkia.

Ato treguan për Fiksin se përfituan vetëm pleqësia e fshatit, ndërkohë thonë se shtëpitë e tyre janë shumë të dëmtuara. Njëra prej familjeve që mbeti jashtë liste është edhe familja Shqypi e përbërë vetëm nga dy anëtarë, të cilët me lot në sy treguan se bashkia u çoi vetëm 2 kg oriz dhe 2 kg sheqer. “Ju lutemi na ndihmoni, inxhinieri i bashkisë kur erdhi në fillim tha nuk duhet të banoni në këtë shtëpi, por ne nuk kemi ku shkojmë” tregon e zonja e shtëpisë duke qarë.

Banorët kërkuan ndihmën e Fiksit për të verifikuar dhe nxjerrë në dritë të vërtetën. “Kërkojmë të dalë e vërteta në dritë, nuk ndodh në rruzullin tokësor që tërmeti të bie vetëm ku ka pleqësi”, thotë njëri nga denoncuesit.

Gazetarët e Fiksit shkuan në banesat e atyre që përfituan dëmshpërblime, ato pranuan se janë anëtarë pleqësie dhe se kanë përfituar edhe vëllezërit e tyre. Madje njëri prej tyre kishte 15 vjet që nuk jetonte në shtëpinë për të cilën u dëmshpërblye me shumë 7 milion lekë të vjetra. Njëri prej anëtarëve të pleqësisë i pyetur për këtë fakt nga ana e gazetarëve të Fiksit tha se nuk mund të shpjegonte faktin se si vëllai i tij kishte përfituar, për një shtëpi ë kishte 15 vjet që nuk banonte në të.

Në këtë fshat përfituan 6 familje nga 15 të dëmtuara.
Esat Rruci, kryetar i fshatit përfitoi 347 mijë lekë.
Arif Mata, anëtar i pleqësisë përfitoi 674 mijë lekë.
Vëllai i tij, Haki Mata përfitoi 674 mijë lekë.
Kushëriri i tij, Nazmi Mata përfitoi 1 milion 300 mijë lekë.
Qamil Shqypi, anëtar i pleqësisë përfitoi 244 mijë lekë.
Vëllai i tij, Sabri Shqypi përfitoi 237 mijë lekë.

Pas këtyre fakteve Fiksi ju drejtua Bashkisë Mat për të pyetur si u hartuan listat. Sekretarja e Këshillit Bashkiak tregoi se mbledhja e këshillit pas tërmetit u bë më 7 shtator, në të cilën u diskutua që të ngrihej një grup këshilltarësh dhe të shkonin në terren meqë vlerësimet nuk ishin bërë në rregull. Sipas sekretares grupi i punës ngrit për të verifikuar në terren ku nga ky verifikim kërkuan edhe rishikim të listës së dëmshpërblimeve. Kërkesë kjo që Bashkia Mat nuk e mori parasysh dhe la në fuqi listën e parë ku dëmshpërbleheshin vetëm pleqësia e fshatit dhe familjarët e tyre, të tjerët duhet të përballen me dimrin e egër në shtëpitë e dëmtuara.

Edhe një anëtar i këshillit i zgjedhur dhe si vlerësues në terren i kontaktuar nga Fiksi shprehet se ka pasur shumë probleme . “Ka përfituar vetëm pleqësia edhe pse ne rekomanduam ndryshime dhe një grup rivlerësimi”, përfundon anëtari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Vrasja e dyfishtë në Lezhë, mjeti që u gjet sot ishte marrë me qira në Rinas dhe…

Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet një shqiptar në Kalamata të Greqisë, shpallet në kërkim pronari grek

Një 42-vjeçar emigrant shqiptar në Greqi, është gjetur i vdekur në një stallë në Mesinia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panoramë e rëndë mjedisore, liqeni i Kukësit shndërrohet në vendgrumbullim mbetjesh plastike

Vijon të mbetet alarmante situata në liqenin e Kukësit, ku ndotja masive e ujërave po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Barriera e rrugës ndan në dysh makinën, shpëton i riu

Një aksident i frikshëm ka ndodhur dje në aksin rrugor Llogara-Vlorë, në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafik kokaine, arrestohen shqiptarët babë e bir dhe 22-vjeçarja!

Oficerët e karabinierëve nga Njësia e Operacioneve të Frosinone në Itali arrestuan tre persona të…

LEXO ME SHUME