Categories Kulture

Filmi shqiptar “Delegacioni”, premierë botërore në festivalin e Varshavës

Filmi shqiptar “Delegacioni” jepet premierë botërore në “Warsaw Film Festival”. Projekti kinematografik që nisi nga Artan Minarolli me skenar shkruar prej tij u përfundua nga regjisori Bujar Alimani.

Festivali që ka nisur në Poloni do të mbahet deri më datë 21 tetor dhe është një nga më të rëndësishmit për filmin. Festivali këtë vit zhvillon edicionin e 34 dhe sjell në konkurrim dhe filma të tjerë të huaj.

Aktorë në role janë Viktor Zhusti, Ndriçim Xhepa për të vijuar me Xhevdet Ferin, Kasem Hoxha. Në role janë dhe Rovena Lule, Bislim Muçaj, Kristaq Skrami, Mehmet Xhelili, Jorgaq Tushe, Todi Llupi, Lulzim Zeqja, Mirela Naska, etj.

Me një kastë aktorësh të njohur të kinemasë shqiptare, filmi “Delegacioni” nis ngjarjet në tetor të 1990. Disa të burgosur politikë ndjekin me interes në televizion mbërritjen e një delegacioni evropian për të parë nga afër reformat demokratike, që ka marrë qeveria e Tiranës, si kusht kryesor për t’u futur Shqipëria në KSBE (sot OSBE).

Kryesues është zoti Loherin, që i vetmi njeri i besuar për të është miku i shkollës në Pragë, Leo, i gjendur brenda  burgut në Shqipëri. Rreth kësaj zhvillohet “Delegacioni”. Leon që regjimi e kishte burgosur, e nxjerr nga burgu për të pohuar ato vite se Shqipëria është një vend i reformave demokratike dhe për të takuar kreun e delegacionit që do të vinte. Ndërkohë që Leo e kupton se çfarë do të ndodhte dhe kërkon të vrasë veten, por këtë e bën gardiani i burgut.

Xhirimet janë zhvilluar në Qafë Mollë, Përmet, Ersekë, Skrapar dhe në Tiranë. Përveçse fitues nga grandi i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, ky film u shpall më parë dhe fitues i një grandi nga “Europa Krijuese”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME