Categories Lajme

Finalizohet operacioni policor i koduar “Selita Center”, Arrestohen 6 shtetas të punësuar në këtë subjekt

Policia e Shtetit, Finalizohet operacioni policor i koduar “Selita Center”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik.

Zbulohet një subjekt ekonomik (firmë) që ishte përshtatur si call center.

Arrestohen në flagrancë 6 shtetas të punësuar në këtë subjekt (mes tyre përgjegjësi i firmës dhe shefja e personelit).

Shpallet në kërkim administratori i këtij subjekti.

Gjatë operacionit, në ambientet e këtij subjekti, Policia ka gjetur 53 operatorë të cilët mashtronin shtetas të huaj, kryesisht italianë dhe grekë, që të investonin para në tregje fiktive.

Sekuestrohen 101 kompjuterë, 2 laptopë, 1 DVR dhe 10 celularë, që u gjetën në ambientet e call center-it.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomike dhe Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të mashtrimit kompjuterik, në një subjekt privat, në Selitë, Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Selita Center”.

Gjatë këtij operacioni, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në ambientet e këtij subjekti privat (firmë), ku kanë konstatuar disa shtetas që kryenin veprimtarinë e paligjshme të mashtrimit kompjuterik përmes call center-it.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. M., 35 vjeç, me detyrë përgjegjës i firmës, P. R., 29 vjeçe, me detyrë shefe e personelit të firmës, D. T., 27 vjeç dhe A. B., 36 vjeç, të katërt banues në Tiranë, si dhe shtetasit E. J., 29 vjeç dhe F. Z., 34 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Gjithashtu, u shpall në kërkim administratori i këtij subjekti, shtetasi J. M., 31 vjeç.

Nga verifikimet ka rezultuar se shtetasit që u gjetën në këtë subjekt ishin punësuar në mënyrë të paligjshme dhe mashtronin shtetas të huaj, kryesisht italianë dhe grekë, që të investonin para në tregje fiktive.

Gjatë kontrollit në ambientet e këtij subjekti janë gjetur 101 kompjuterë, 2 laptopë, 1 DVR dhe 10 celularë, të cilët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME