Categories Lajme

Ja cfar zgjedhin maturantët , dega që ju pëlqen

Mbi 17 mijë maturantë kanë aplikuar për të nisur studimet e larta në Shqipëri.

Një ditë para mbylljes së procesit  drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar  I bën thirrje të rinjve të  plotësojnë formularin a2 dhe të rendisin degët e pëlqyera.

“Kemi arritur një shifër të rreth 80% të maturantëve që mund të aplikojnë e kanë bërë zgjedhjen e tyre. 

Nga rreth 20 mijë maturantë të konfirmuar mbi 17 mijë e kanë plotësuar formularin A2.

Aplikoni, aplikoni se nuk humbni asgjë. Më pas mund të rimendojnë zgjedhjen , regjistroheni apo jo vendosni pas një muaji “

Në përzgjedhjen e dhjete programeve të studimit të rinjtë janë orientuar drejt atyre degëve që iu ofrojnë më shumë mundësi punësimi.

Kryesojnë degë të teknologjisë ndjekur nga ato të shëndetit dhe ekonomisë.

“Degët kryesore në të cilat janë fokusuar aplikimet e maturantëve janë  mjekësia dhe shëndeti me mbi 16%  të  aplikimeve bashkë me infermierinë shkojnë në 23%, është inxhinieria, tenkologjia dhe It që me  mbi 27 % në total, programet e këtij niveli janë në vend të parë për pëlqyeshmërinë nga maturantët. Vetëm It  në vetëvete ka  rreth 15% të aplikimeve, më pas vjen ekonomike me rreth 16% të aplikimeve “

Heqja e mesatares 8.5 për të përfituar bursë sa paga minimale duket se këtë vit ka nxitur  maturantët  të aplikojnë dhe në disa prej programeve  të shpallura prioritet kombëtar pak të pëlqyera ndër vite.

“Mësuesia që hynë tek degët prioritare që ka një qëndrueshmëri ndër vite, ka lëvizur tek 8%, këtë vit jemi pak a shumë tek 8.5% e totalit të aplikimeve. 

Vetëm në Universitetin e Bujqësisë kemi 4 mijë aplikanët që kanë zgjedhur një nga degët e këtij universiteti që është një shifër e mirë.”

Fituesit për në universitet shpallen në fund të gushtit për të nisur më pas me regjistrimet në fakultete.

Këtë vit do të ketë dy raunde dhe në fund të raundit të dytë të rinjtë që nuk janë shpallur fitues në asnjë degë mund të regjistrohen aty ku kanë mbetur vende të lira.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

5 ditë pa asnjë komunikim, zhduket në mënyrë të mistershme në daljen doganore të portit të trageteve në Bari, babai i dy fëmijëve

37-vjeçari shqiptar Florind Luka, rezulton i humbur që pasditen e 22 prillit, dita kur familjarët kanë komunikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hasmëria/ Djali i Genc Mhillajt priti 10 vite për të marrë hakun e babait

Policia e Lezhës doli sot me një njoftim ku zbardhi detajet e ngjarjes dhe shpalli…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduken pa gjurmë 3 fëmijë të mitur në Durrës, familjarët kërkojnë ndihmën e Policisë!

Tre fëmijë të mitur janë larguar nga banesat e tyre dhe rezultojnë të humbur pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Debati në grupin e PS, Rama-Spiropalit: Herën e parë nuk votove, të dytën bëre çarçaf, të tretën…

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar socialist,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora mes “Rrugës së Re” dhe “Etjes së Vjetër” Ky nuk është imazhi i një Vlore moderne, por i një qyteti që lëngon nën menaxhimin e dobët të burimeve bazë

Vlora mes “Rrugës së Re” dhe “Etjes së Vjetër” Njoftimi i radhës nga Ujësjellës Kanalizime…

LEXO ME SHUME