Categories Lajme

‘Fiona’ shkatërron shtëpitë në Kanada, ushtria del për të pastruar rrugët

Linjat energjetike janë dëmtuar dhe shtëpitë janë përfshirë nga ujërat si pasojë e reshjeve të stuhisë “Fiona” që goditi bregun e Kanadasë. Evente të tilla meteorologjike janë të rralla në Kanada dhe autoritetet thanë se, stuhia ishte diçka që nuk e kishin parë kurrë më parë.

“E di që është një situatë shumë e vështirë për shumë njerëz që kanë parë shtëpitë e tyre të shkatërrohen. Por jam i sigurt se këta njerëz e dinë se nuk janë vetëm dhe se ne do të jemi pranë tyre. Ne jemi këtu për të ndihmuar përmes materialeve bazë, përmes forcave të armatosura, përmes pajisjeve speciale. Po punojmë për të shtuar edhe personelin e vendosur në provinca për t’u përballur me situatën”-tha Justin Trudeau, kryeministër i Kanadasë

Në provincën Nova Scotia është dërguar ushtria për të ndihmuar në operacionet e pastrimit. Ajo dhe provinca të tjera përjetuan erëra që frynin deri në 160 km/h, shoqëruar me shira dhe përmbytje masive, që kanë lënë pa elektricitet disa qindra mijëra banorë.

Situatë alarmante është edhe në provincat e tjera si në Nju faund Lend, Nju Brunsvik, në disa pjesë të Kebekut, si dhe në ishullin Princi Edward. Qeveria ka nxjerr ushtrinë në lëvizje për të pastruar rrugët dhe ardhur në ndihmë banorëve.

Më herët gjatë javës, stuhia “Fiona” u përplas në Puerto Riko dhe në Republikën Domenikane, duke shkaktuar dëme të shumta në infrastrukturë dhe duke lënë banorët përveç se pa elektricitet edhe pa ujë të pijshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME