Categories Lajme

Firmoset marrëveshja e Komitetit të Përhershëm mes Italisë dhe Shqipërisë

Në një konferencë të përbashkët për media, kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e jashtëm Italian, Luigi Di Maio, kanë deklaruar firmosjen e marrëveshjes së Komitetit të Përhershëm. Kjo marrëveshje konsiston në përforcimin e marrëdhenieve ekonomike mes dy palëve si dhe zgjidhjen e pikave më kritike të të dyja vendeve.

Përgjatë fjalës së tij, kryeministri Rama, deklaroi se ky partneritet synon gjithashtu nxitjen e dialogut ne funksion të temave të posaçme, kryesisht në investimet për Ballkanin, në të treja shtyllat kryesore të tij; transport në infrastrukurë, energji dhe digjitalizim.

‘’Ky partneritet synon gjithashtu nxitjen e dialogut ne funksion të temave të posaçme, kryesisht në investimet për Ballkanin, në të treja shtyllat kryesore të tij; transport në infrastrukurë, energji dhe digjitalizim, dhe në dy shtyllat e para Italia ka ekspetizën e çmuar ndërkombëtare si dhe ka vullnetin të jetë pranë nesh. Ne do të përcaktojmë partnerët strategjik për vendin tonë në Krijimin e Komitetit të Përbashkët të Përhershëm.’’

Ndërkaq lidhur me këtë çështje, ministri italian i punëve të jashtme, Di Maio, ka nënvizuar se marrëdheniet mes dy vendeve ka qenë përherë të forta dhe lufta e përbashkët ndaj pandemisë së Covid-19, e tregoi dhe njëherë ketë.

‘’Lufta kundër Covid-19, ka kërkuar një sforcim të përbashkët. Marrëdhëniet tona ekonomike tregtare janë shumë të forta sa dhe qëndrueshmëria në marrëdhëniet tona duhet të jetë më e mira dhe pikërisht për këtë, ne kemi vendosur të krijojmë një marrëdhënie dypalëshe në kuadrin ekonomik. Një aspekt i lidhur me marrëdhëniet tona ekonomike tregtare përfshinë përhapjen e një linje të gjerë rrjetesh italiane në Shqipëri. Italia mbështet me bindje vendimet kurajoze të marra nga qeveria shqiptare.’’

Gjithashtu, Di Maio nuk la pa përmendur as Konferencën e Përbashkët Ndërqeveritare që pritet të ndodhë, duke theksuar se ky është objektivi kryesor më i afërt.

‘’Do të nxisim një mbledhje dhe mbetemi të vendosur për të mbajtur një konferencë europiane, si dhe mbështesim pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian’’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME