Categories Lajme

Firmoset marrëveshja me Italinë

“Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje sot nuk është një pikëmbërritje, por thjesht është një pikënisje për një proces të gjatë pune të përbashkët që na pret në të ardhmen”, deklaroi sot ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, ku Italia akordon 95 milionë euro për kapërcimin e pasojave nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Marrëveshja u firmos sot në Tiranë nga ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj dhe ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci. Ambasadori Bucci tha se “në Konferencën e  Donatorëve, Italia mori pjesë me një shumë vërtetë të konsiderueshme prej 95 milionë eurosh të vëna në dispozicion të Shqipërisë”.

Kjo, u shpreh ai, “dëshmon edhe për marrëdhëniet e veçanta që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Italisë, sepse janë dy vende, jo vetëm mike, por janë dy shtete vëllezër të themi, sepse në momentet të vështira Italia i është gjendur Shqipërisë, sikundër edhe Shqipëria është me të vërtetë një faktor i rëndësishëm”. “Shuma prej 95 milionë eurosh është e ndarë në 5 milionë euro, të cilat janë grante për qeverinë shqiptare dhe pjesa tjetër, pra 90 milionë euro është një kredi e butë në favor të qeverisë shqiptare, të institucioneve shqiptare. Fondet do të lëvrohen në sektorët kyç dhe parësor të ekonomisë, duke pasur parasysh edhe dokumentin që është hartuar pas goditjes të tërmetit”, tha Bucci.

Ne, shtoi ai, “këto fonde do t’i lëvrojmë në sektorët parësorë sidomos në ato të rindërtimit, por gjithashtu, një sektor tejet i rëndësishëm është edhe sektori energjetik, pra në infrastrukturën energjetike”. “Gjithashtu sektorë të tjerë janë sektorë tradicionalë ose inovativ. Janë edhe për rindërtimin e enteve apo institucioneve publike, të cilat do të mirëpresin pikërisht institucionet publike shqiptare për të ushtruar veprimtarinë e tyre”, tha ai.

“Kemi përcaktuar gjithashtu edhe një sektor novativ që është ai i “blue economy”, pra është një sektor që përfshin aktivitetet e detit dhe që është shumë i rëndësishëm, sepse ofron një zhvillim ekonomik jo vetëm për zonat përreth, por edhe gjithçka që vërtitet apo që kanë të bëjnë me detin”, tha Bucci. “Sektori tjetër, në të cilin ne do të lëvrojmë këto fonde është edhe sektori i emergjencave civile, apo sektori i mbrojtjes civile. Sektori i emergjencave civile italiane është një sektor i shkëlqyer që ka një famë ndërkombëtare, është i njohur ndërkombëtarisht. Ndërkohë do të doja të theksoja që emergjencat civile italiane kanë qenë të parat që erdhën në Shqipëri pas goditjes së tërmetit të nëntorit të vitit të kaluar dhe mund të themi që kemi qenë të fundit, ose jemi ende të pranishëm këtu, sepse kemi ende disa përfaqësues të emergjencave civile italiane, të cilët po ndihmojnë autoritetet shqiptare për përcaktimin edhe të normativave për përballjen e vështirësive apo të dukurive të ndryshme natyrore që mund të godasin një vend”, tha ambasadori italian

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME