Categories Showbiz

Fitoi Festivalin e Këngës, Ronela Hajati: Urrejtja nga kolegët artistët është e neveritshme!

E mirënjohura Ronela Hajati e quajti të neveritshme dhe diabolike reagimin e disa artistëve, emrat e të cilëve nuk i përmend, të cilët çfarë nuk shkruan për fitoren e saj në edicionin e 60-të të “Festivalit të Këngës”. Ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovison 2022, që këtë vit do të mbahet në Itali.

“Viti 2020 dhe viti 2021 kanë qenë nga vitet më të vështira të jetës sime! Jo se s’kam pasur vite të tjera të këqija, por këto kanë qenë ato më të vështirat për t’u fshehur që çdo gjë është ok! Dhe jo nga ana financiare, as dashurore, por nga një faktor tjetër që nuk dua ta përmend. Sot dua t’ju uroj shëndet e pozitivitet me njëri-tjetrin! Sepse nuk e kemi…” shkruan ajo në Instagram.

Po ashtu Ronela shprehet se fitorja e festivalit ka qenë gjëja më e saktë që i ka ndodhur në këtë periudhë, por sërish nuk është e kënaqur.

“Kemi punuar aq shumë për këngën ‘Sekret’, e sërish s’jam kënaqur akoma. Performanca ime është për herë të parë trending në Europë si asnjëherë. Komentet e shumta nga të huajt janë 95% positive. Kontestime? Gjithmonë do ketë, totalisht normale! Por urrejte nga artistë për një vajzë që ka punuar me vite të tëra për shumë artistë të tjerë, për tekste të mrekullueshme, melodi të mirë është e neveritshme dhe diabolike. Do thoni kujt i plas? Mua! Mua që kam sakrifikuar gjërat më të shtrenjta për t’i pëlqyer publikut!”.

Ajo shton se “komentet e këqija kanë qenë minimale, por të gjitha nga adresa shqiptare. Më falni ju poetët që zhargonin e keni të mrekullushëm! Një artist i vërtetë e ka zemrën e madhe e të bukur, jo të ligë! Një artist i vërtetë nuk ble as tekste as muzikë, por ulet dhe punon! Gëzuar 2022! Ju dua pafund! Dhe mos harroni: Vetëm shëndet se të gjitha rregullohen”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME