Categories Sport

Fitore për skuadrat nga Gjilani, gjunjëzohen Flamurtari e Vushtrria – Drita lidere

Drita ka marrë kryesimin e kampionatit kosovar të futbollit, pas fitore 5:1 kundër skuadrës së Vushtrrisë, ‘Intelektualët’ arritën të shënojnë dy herë në pjesën e parë, me anë të Cardoso dhe Ian(autogol), kurse tri herë të tjera shënuan në pjesën e dytë, në minutën 51’ me Haxhimusa, në minutën e 62’ me Shabanin dhe minutën 84’ me Haxhimusan. Vushtrria shënoi vetëm një herë, në minutën 81’ me anë të Matheus, nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërkaq, në Prishtinë, Flamurtari është mposhtur nga skuadra e Gjilanit, me rezultatin 1:3,

Gjilani e mbylli pjesën e parë me dy gola epërsi, me Prognin që shënoi dy herë në minutat 20’ dhe 30’. Në pjesën e dytë u realizuan edhe tri gola. Gjilani trefishoi epërsinë duke shënuar në minutën e 54’ me Greca, kurse Flamurtari shënoi golin e vetëm në këtë takim në minutën e 77’, me Krasniqin. Për të mbajtur në tri epërsinë, mysafirët tundën rrjetën në minutën e 90’.Pas 8 xhirove, Drita mbanë pozitën e parë, me 17 pikë, Gjilani pozitën e pestë me 15 pikë, kurse Flamurtari dhe Vushtrria pozicionohen në pozitat 9 dhe 11. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME