Categories Lifestyle

Fjalët fyese mund të shkatërrojnë neuronet tek fëmijët

Pediatria Catherine Gueguen shpjegon zbulimet e shkencës në trurin e fëmijëve. Dhe në ç’mënyrë punimet e saj mbrojnë parimet e edukimit dashamirës. Përse zbulimet e reja mbi trurin do të ndryshojnë mënyrën e edukimit të fëmijëve?

Studiuesit e shekullit XXI na thonë se ajo që ndihmon zhvillimin e mirë të fëmijës është: një marrëdhënie dashamirëse, empatike, mbështetëse. Sepse një qëndrim i tillë i lejon trurit, shumë i brishtë, të evoluojë në mënyrë optimale. Lidhjet afektive ndikojnë aftësitë e kujtesës, të të mësuarit, të të menduarit, por edhe aftësitë relacionale, emocionet, ndjenjat. Ato modifikojnë sekretimin e molekulave cerebrale, zhvillimin e neuroneve. Gjithashtu rregullimin e stresit, madje edhe aftësinë për të vepruar të disa gjeneve.

Psikiatri John Bowlby, thoshte se nevoja për atashim ishte vitale për fëmijën, neuroshkenca e ka konfirmuar këto 10 vitet e fundit.

Përse përbën një revolucion? Shumica e prindërve janë rritur me kërcënime, të detyruar të veprojnë sipas rregullit të famshëm “ Po numëroj deri në tre: 1,2…”. Kështu që edhe ata vetë e zbatojnë këtë lloj dhune, pa imagjinuar pasojat psikologjike por edhe ato fiziologjike . “Sa i ngathët je!”, “Je i padurueshëm”, këto fjalë fyese, të përsëritura shpesh, mund të shkatërrojnë neuronet, në strukturat kryesore të trurit.

Çfarë kemi mësuar tjetër duke vëzhguar mënyrën si funksionon truri i fëmijëve? Shkenca na tregon se duhet të heqim dorë nga bindja se zemërimet e fëmijës janë të qëllimshme. “Tekat” nuk ekzistojnë! Këta fëmijë i quajmë “tiranë”, ndërkohë që ata janë thjesht të paaftë të menaxhojnë emocionet e tyre, para moshës 5 ose 7 vjeç.

Një nga zbulimet e mëdha të neuroshkencës është që i vogli nuk mund të qetësohet vetë. Kur një fëmijë 18 muajsh shtrihet në tokë, këtë nuk e bën për të manipuluar prindërit, për të arritur qëllimet. Ai përjeton një stuhi emocionale që është më e fortë se ai. Prindërit e tij thonë “Nuk duhet të lëshojmë pe”, a thua se bëhet fjalë për një raport forcash ku duhet të dalin ata të fituar.

Në fakt, puna qëndron ndryshe. Duhet të qëndrojmë pranë fëmijës për të gjetur fjalët për atë që ai ndien, për ta qetësuar, ngushëlluar. Por pa iu nënshtruar të gjitha dëshirave të tij, nëse këto të fundit nuk janë të justifikuara.

Ku ta gjejnë prindërit dashamirësinë kur bota jashtë është kaq e ashpër? Ata duhet të rrethohen nga një rreth familjar edhe ai i ngrohtë dhe dashamirës. Duhet qëndruar larg njerëzve toksikë, duke filluar nga bashkëshorti, nëse ai është i dhunshëm.

Nuk duhet “të qëndrojmë të martuar për shkak të fëmijëve” siç thuhej në brezin e mëparshëm. U këshilloj gjithashtu prindërve të trajnohen nëpër stazhe ose me libra mbi komunikimin pa dhunë, një metodë që bën të mundur krijimin e marrëdhënieve më të harmonizuara. Dhe sidomos, prindërit të mos e harrojnë veten.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME