Categories Lajme

Fjalët prekëse të Ramës për nënën e ndjerë: Uroj të jetë krenare për mua!

Në fjalën e tij të fitores, kryeministri Edi Rama tha se kjo ishte hera e parë që fitonte pa prezencën e njeriut të tij më të dashur, nënës së tij Aneta Rama. “Mos e harroni kurrë, asnjëherë më tutje, se kjo fitore duhet merituar në çdo ditë të 4 viteve që kemi përpara.

Është një fitore e madhe dhe e bukur që duhet ta meritojmë duke e bërë natën ditë me punë të palodhur për Shqipërinë dhe me përkushtim të paepur për shqiptarët, kudo ku janë, me përulësi dhe respekt ndaj kujtdo pavarësisht se për kë ka votuar apo për çfarëdo arsye që nuk ka votuar. Kjo është fitorja ime e parë në mungesën e dikujt që më ka ndenjur pranë, më ka ndjekur si hije me dashurinë pa kushte dhe me përkujdesjen e paepur.

Dikush që më mungon tmerrësisht sot mes jush dhe që shpresoj se tani po më sheh nga atje lart, nëna ime Aneta. Uroj që ajo të jetë krenare për mua dhe mirënjohëse pafund për ju të gjithë që për kaq shumë vite më besuat pa u lëkundur, më ndoqët pa u lodhur, më mbështetët pa pushuar dhe sot sëbashku me shumicën dërrmuese të shqiptarëve më dhatë privilegjin e jashtëzakonshëm  që t’ju udhëheq edhe për 4 vite të tjera drejt majës ku do të vazhdojmë të ngjitemi me bekimin bujar të popullit sovran të Shqipërisë”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia e Durrësit, përlotet babai i 8-vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte dhe ikte

Në një lidhje direkte për “Opinion” nga spitali i Traumës në Tiranë, Ardian Meslani, babai…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përplas me shkëmbinjtë/ Mbytet në ishullin grek, anija me 8 mijë ton sodë, ishte nisur nga Shqipëria! Shpëtohen 9 marinarët

Një anije mallrash me flamur të Vanuatus është përplasur me shkëmbinjtë në veri të ishullit Andros në Greqi. Anija e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ish kreu i Kuvendit/ Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

Mbahet sot ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili ndërroi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkrumbohet automjeti, shpëtojnë mrekullisht, pa lëndime, tre persona!

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në rrugën nacionale…

LEXO ME SHUME