Categories Lajme

Flamur Çelaj, letër të hapur për Kryeministrin Rama

 Letër e hapur për Kryeministrin Rama.

 Nuk i kam pas qejf elozhet dhe as nuk është koha për ta zgjatur shumë sepse ndërkohë në Athinë po duartrokasin të lumturuar Grekët! Kanë të drejtë të lumturohen ata, janë zgjeruar me 6 milje detare plus në ishujt Jonianë, kufitar me Shqipërinë!

Jam i bindur se për ata nuk është vetëm çështje krenarie dhe supermacie kombëtare mbi fqinjin e saj verior, por mbi të gjitha është edhe mbetet çështje prespektive ekonomike.

Ata, grekët, duartrokasin sepse e dinë mirë çka duan dhe duket se janë mjaft të kënaqur për çfarë kanë arritur, sinqerisht gëzohem për ata, sepse në fund të fundit ata do tu lënë diçka me vlerë pasardhësve të tyre!

Por gëzimi i tyre paska qëlluar të jetë hidhërimi Ynë!

Çfarë do tu lëmë Ne pasardhësve tanë?

Aktin e tradhëtisë?!

Dua shumë të besoj që qeveria Shqipëtare nuk i ka shitur interesat kombëtare, prandaj dua të di çfarë ka bërë ministri i Jashtëm i Shqipërisë (Kryeministri) në lidhje me negociatat që i kanë dhënë akses me 6mijle detare plus Greqisë!

1) Cilat janë koordinatat ku do të shtrihen grekët me 12 milje sa i përket kufirit verior të Korfuzit?
2) A mundet Shqipëria të shtrihet 12 milje dhe nëse jo, përse?
3) Nëse do të ketë marrveshje për nënshkrim kush do të jenë anetarët e palës Shqipëtare që do të përcaktojnë vijën ujore kufitare mes dy vendeve?
4) A mendon se transparenca ndaj qytetarëve të këtij vendi nuk ëshrë vetëm detyrimi juaj por edhe mundësia për të gjetur mbështetje ndaj presioneve të ndyshme që mund të ushtrojnë intrigat ndërkombëtare gjatë negociatave?

Mendo për brezat që do të vijnë z. Kryministër, ashtu qysh bën baballarët tanë 💯 vite më parë në Luftën e Vlorës , Mendo çfarë do tu lëmë atyre pas nesh por mbi të gjitha mendo dhe për emrin tënd që të mos marrësh damkën e tradhëtarit të kombit. Nga Flamur Çelaj, ish-deputet i LSI

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Akuzohet se vrau gruan, prokuroria italiane kërkon burgim të përjetshëm për shqiptarin

Selami Bodi, vrau në tetor të 2023 bashkëshorten e tij Etleva Bodi. Ngjarja e rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Dita e shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME