Categories Lajme

Mediat greke: Ku po shkon Erdogan? “Lojë me nervat” 20 ditë

“Athina është në pritje, për të parë nëse Turqia do të bëjë lëvizje përshkallëzuese në Mesdheun Lindor. Qeveria e Mitsotakis e ka bërë të qartë se do të ulet në tryezën e dialogut vetëm nëse Ankaraja pushon së provokuari. Për sa kohë që ai tërheq litarin, asnjë dialog nuk mund të zhvillohet”. Kështu e ka nisur artikullin gazeta greke “Protothema”, ndërsa tensionet mes Greqisë dhe Turqisë janë në pikën më të nxehtë. “Faktet tregojnë se Tayip Erdogan dëshiron gjithçka! Me sa duket ai dhe stafi i tij mendojnë se situata i favorizon ata.

Sipas medies greke vetëm qëndrimi i Francës shqetëson Ankaranë, pasi Rusia nuk do të lëvizë asnjë gisht për të ndaluar Tayyip Erdogan. Sipas informacioneve, presidenti turk duket se ka marrë sigurimet përkatëse nga Vladimir Putin. Në këtë kontekst, asnjë kthesë nuk pritet nga Turqia në harkun kohor prej rreth 20 ditësh të dhëna nga BE, dmth deri në Samitin e jashtëzakonshëm, ku do të merret vendimi nëse do të vendosen ose jo sanksione dhe cilat sanksione. Shtetet anëtare që nuk duan të ushtrojnë presion ndaj Ankarasë me sanksione po i kërkojnë Athinës të bëjë disa lëshime në lidhje me përmbajtjen e dialogut greko-turk, në mënyrë që të bindë Tayyip Erdogan të ndalojë kërkimet nw Egje dhe të ulet në tryezë. Kështu, zhvillimet në frontin greko-turk po lëvizin, në pritje të Samitit (24-25 Shtator ). /Abc News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Sot dita më e nxehtë e vitit”, meteorologia: Ja zonat ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë

Shqipëria përjeton sot një nga ditët më të nxehta të vitit, me temperaturat që pritet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Flakët përfshijnë biznesin e “Neranxi”-t

Një biznes në qendër të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar alarm në zonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME